Gjirokastër, teatri “thyen akullin”, vjen komedia e zezë “Emigrantët”
Gjirokastër - Komedia e zezë “Emigrantët” do të ngjisë në skenën e teatrit “Zihni Sako” të qytetit të Gjirokastrës, aktorin më të vjetër dhe më të ri të trupës së tij.Viktor Çaro dhe Erdit Asllanaj do të vendosen përballë njëri-tjetrit në një dialog emigrantësh me karaktere të ndryshëm me veprën e aktorit polak, Sllavomir Mrozhek, ndërsa e gjithë ngjarja zhvillohet në harkun kohor të një ore. Pikërisht këtu qëndron dhe e veçanta e kësaj vepre që do të paraqitet për publikun në muajin shtator.Shfaqja e komedisë që mbart tematika aktuale të realitetit shqiptar pritet të tërheqë jo pak artëdashës të qytetit të gurtë. Prej vitesh teatri i Gjirokastrës ka humbur shkëlqimin e vet të dikurshëm, ndërsa shfaqjet e kësaj trupe janë kufizuar në vetem një shfaqje në vit.Problematike është prurja e talenteve të reja, ç’ka vështirëson ndjeshëm punën e aktorëve për realizimin e roleve, krahas mungesës së infrastrukturës dhe fondeve të pakta.