Bulqizë, ndërhyhet në dy lagje, prishen objektet pa leje

Bulqizë - Policia Bashkiake e Bulqizës, ndërmori një aksion në lagjet “Gjeologu” dhe “Minatori” të Bulqizës, ku u shembën të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, kryesisht kioska, gardhe, etj.Ky aksion nuk krijoi qëndrim nga banorët. Bashkia ka në projekt shtrimin me asfalt ne rrugicat mes lagjeve, që të zhduket balta, apo akulli në kohët e ftohta. Nën/Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Adhurim Lika, tha se projekti fillimisht do të realizohet në dy lagjet e qytetit.Nga ky projekt dy lagjeve në Bulqizën e vjetër, pritet ti jepet një fytyrë e re, që do të përmirësoje dhe imazhin e qytetit verior.