Universitetet, Nikolla: Në Prokurori ata që i licensuan, shitën e blenë diploma
Tiranë - Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka njoftuar sot se do të nis kallëzimi në Prokurori për të gjitha “pazaret” që janë bërë në universitete, duke nisur nga krerët e arsimit të lartë që i kanë liçensuar pa kritere, krerët e vetë universiteteve private që kanë shitur diploma por, edhe për ata që i kanë blerë ato.Kjo deklaratë e ministres është bërë sot në një konferencë të posaçme shtypi, ku ajo më së shumti ka folur nëpërmjet fotove, për të treguar asyet përse u mbyllën disa prej universiteteve private në Shqipëri.“Do të vendosim para përgjegjësisë, - tha Nikolla, - të gjitha që kanë mbyllur sytë, që kanë shkelur ligjin, që kanë shitur dhe blerë diploma, të gjithë ata që e kanë çuar arsimin e lartë në Shqipëri në këto situatë tejet të vështira. Por padyshim që do të bëjmë transparencë të plotë dhe do të çojmë përpara organeve të drejtësisë, edhe ata drejtues të Ministrisë së Arsimit që kanë liçensuar programe të caktuara, institucione të caktuara, edhe atëherë kur Këshilli i Akreditimit ëhstë shprehur s këto institucione nuk plotësojnë asnjerin prej kushteve për të funksionuar si institucione të arsimit të lartë.”Ministrja i ëhstë drejtuar sot nëpërmjet medias, ish-Kryeministrit Berisha, të cilit i ka bërë të ditur se cilët janë anatërët “pa integritet”, sipas tij, të komisionit të arsimit, që pasi verifikuan problemet në arsimin e lartë, do të hartojnë tani ligjin e ri për arsimin e lartë.“Sot dëgjuar një lum shpifjesh, - tha Nikolla, - që sot nuk i takojnë asnjë njeriu, jo një zotërie që dikur ka qënë Kryeministër i Shqipërisë; Nnë lum fjalësh për komisionin e pavarur, që ka punuar me aq shumë profesionalizëm për të ndërtuar raportin mbi të cilin ne do të hartojmë ligjin e ri për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në vend.Për cilin nuk ka integritet? Ardian Gjonçaj? Po cili është pa integritet? Besnik Aliaj? Dhurata Bozdo? Edvin Dema? Aleksandër Xhuvani,Anila Paparisto, Adrian Civici,Edmond Hajdëri, Elida Rapo apo prof.Artan Hoxha?! Ata janë profesorë të nderuar që i bënë nder, institucioneve nga vijnë, por i kanë bërë nderin më të madh, arsimit më të lartë të Shqipërisë, ndaj të cilëve unë në emrim tim dhe të kryeministrit Rama shpreh mirënjohjen më të thellë,” – përfundoi Nikolla.armanda shtembari/Oranews.tv