Shkodër, makina bie në greminë, 2 të vdekur, 4 plagosen
Shkodër – E premtja e zezë. Kështu mund të cilësohet ajo e 8 gushtit, ku si pasojë e një aksidenti tragjik në zonën e njohur si “Guri i Mashit” në fshatin Kir të Dukagjinit, 2 shtetas kanë gjetur vdekjen mes tyre një shtetas Italian dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 22.00, të së premtes së 8 gushtit 2014. Si pasojë e humbjes së kontrollit dhe rrugës tejet të amortizuar, automjeti Tip Foristradë “Range Rover”, me targa AA 592 AL, ku udhëtonin gjashtë persona ka dalë nga rruga, duke rënë rreth 80 m në humnerë. Automjeti drejtohej nga shtetasin Fatjon Pjetri 28 vjeç.Nga disa rrokullisje radhazi si dhe nga përplasja e fuqishme që automjeti ka patur në fund të humnerës, kanë humbur jetën menjëherë shtetasi Italian 67- vjeçari Giorgio Faraggiano, ndërsa gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë edhe 35 vjeçari Pellumb Muri nga fshati Nicaj i Shoshit.Ndërkohë të plagosur nga ky aksident mbeten shtetasit Fatjon Pjetri drejtuesi mjetit, pasagjerët Kristjan Gjini 23 vjeç, Fran Deda 34 vjeç dhe Erald Papleka 22 vjeç.Gjashtë të aksidentuarit po udhëtonin nga Dukagjini në drejtim të Shkodrës, dhe në momentin që kanë qënë pranë vendit të quajtur “Guri i Mashit”, drejtuesi i automjetit ka humbur drejtimin dhe për pasojë fuoristrada ka rënë në humnerë.Kanë qënë disa banorë të zonës që kanë parë automjetin duke rënë në humnerë dhe kanë lajmëruar policinë, ndërsa kanë nisur t’i vijnë në ndihmë vetë të aksidentuarve. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.Afro 45 minuta është dashur për shkak të terrenit të vështirë të nxirren trupat nga humnera për tu sjellë në spitalin e Shkodrës.Sipas bluzave të bardha gjendja e të mbijetuarve është e rëndë për shkak të plagëve të marra, ku në orët e para të mengjesit të sotëm 28 vjecari Pjetri është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa dyshohet se rruga e amortizuar të ketë ndikuar që 28 vjeçari Pjetri të ketë humbur drejtimin e fuoristradës.Sipas të afërmeve të të aksidentuarve, shtetasi Italian 67- vjeçari Faraggiano po kthehej nga Dukagjini pasi kishte inspektuar nga afër zonën sepse të dielën do të shoqëronte një grup turistësh Italian atje. Ai jetonte në Shkoder ku kishte edhe një agjenci udhëtimi që shoqëronte turistë të huaj që vizitonin veriun.(Video: Momenti kur të plagosurit transportohen në spital)
(Në foto: 4 të plagosurit duke u transportuar në spitalin e Shkodrës)Oranews.tv