Nikolla - Berishës: Ja 'universitetet' që hape, diplomat e shitura dhe...sobat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2014, 19:10
Tiranë – Ministrja e Asimit Lindita Nikolla ka ilustruar sot me pamje, arsyet përse Qeveria mbylli disa universitete në vend dhe pezulloi disa të tjerëve, duke iu kundërvënë hapur akuzave të opozitës për këtë akt e veçanërisht, deklaratave të sotme të ish-Kryeministrit Sali Berisha, duke iu drejtuar me fjalën "Turp!"Berisha tha sot në një konferencë të posaçme për shtyp se "të lësh jashtë universiteteve publike, me një të rënë të lapsit, 1/3 e maturantëve të Shqipërisë, është një vepër e mirëfilltë kriminale".