Pogradec, konflikti, roja plagos shefin e tij në tunelet e Linit e më pas dhe veten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2014, 18:22
Pogradec - Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në tynelet e fshatit Lin të Pogradecit, ku roja ka qëlluar me armë shefin e sigurisë së tunelit dhe më pas, ka qëlluar edhe veten.Vrenuz Xhelo ka qëlluar kështu, Shemshedin Sallollarin, 50 vjeç. Të dy personat janë grindur me njeri – tjetrin për një konflikt të çastit, ç’ka ka çuar në irritimin e Xhelos dhe goditjen prej tij me armë të shefit dhe vetvetes.Të dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në reanimacionin e spitalit të Pogradecit. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e konfliktit dhe mbledhur provat.ar.sh/Oranews.tv.