FOTOLAJM Nikolla - Berishës: Ja 'universitetet" që hape, diplomat e shitura dhe...sobat

Tiranë – Ministrja e Asimit Lindita Nikolla ka ilustruar sot me pamje, arsyet përse Qeveria mbylli disa universitete në vend dhe pezulloi disa të tjerëve, duke iu kundërvënë hapur akuzave të opozitës për këtë akt e veçanërisht, deklaratave të sotme të ish-Kryeministrit Sali Berisha, duke iu drejtuar me fjalën "Turp!"Berisha tha sot në një konferencë të posaçme për shtyp se "të lësh jashtë universiteteve publike, me një të rënë të lapsit, 1/3 e maturantëve të Shqipërisë, është një vepër e mirëfilltë kriminale".Duke nisur pikërisht nga kjo frazë, "me një të rënë të lapsit, ministrja Nikolla i dëfteu Berishës, se cila ishte gjendja e universiteteve të hapura sipas politikës së PD-së.Nikolla e nisi denoncimin e saj publik para gazetarëve duke filluar nga universitetet shtetërorë në rrethe. Ajo shfaqi në ekran, filialin e një universiteti shtetëror ngritut në një godinë të rrënuar. Më pas, ajo kaloi tek universitetet private, duke komentuar pamjet në ekran: një sobë me dru në klasë, që ishte pagesë me dru zjarri për studimin e një studenti, lista me diploma të shitura në mjekësi, studentëve të huaj e kështu me radhë.Universiteti shtetëror i ngritur në godinën e rrënuar"Ja një filial publik i mbyllur, - tha Nikolla. - Kjo është e vërteta, që ne kërkojmë ta transformomjë. Po si mund të hapet nëj filial i tillë?! Dhe jo vetëm të hapet, por edhe të mburresh se ke krijuar në një zonë të rëndësishme të vendit të vendit një mundësi për studentët. Koo është mundësia e re për studentët dhe profesionistët e rinj, që do ta bëjnë Shqipërinë europiane? Ku është gënjeshtra jonë?! Turp për ata që kanë ndërtuar realitt të tilal dhe kërkojnë të na ndalojnë në rrugën tonë për t’i zhbërë këto realitete."Filial publik“Ne nuk kopjuam ndonjë plan të ndonjë vendi tjetër, - tha ministrja në vijim, - por u mbështetëm thjesht në ligjin që gjetëm për Arsimin e Lartë. Dhe na rezultonte se 90% e intitucioneve të arsimit të lartë publik janë pa s aftë majftueshëm; mbi 2/3 nuk arrinin të mbulonin ngarkesën studimore akademike me staf të brendshëm; mbi 90% nuk kanë akte të tyre të brendshme rregullatore; 80% kanë parregullsi me kontratat me pedagogët dhe studentët; rreth 2/3 bëjnë marketing të pandershëm. Ata vendosin pranë institucioneve të tyre, statuse që ua jep rendja drejt fitimit dhe mashtrimi."Në standartin tonë ne nuk përjashtuam as institucionet e arsimit të lartë publik, ku në mënyrë të përmbledhur do të thoja se me përjashtim të vetëm njerit, nuk i është nëhstruar detyrimit ligjor për vlerësimin e cilësisë dhe akreditimin. Rreth 2/3 nuk plotësojnë standartet e njësive bazë në përbërje të tyre në lidhje me numrin dhe shkallën e kualifikimit të stafit akademik. Rreth 70% e IAL-eve publike, organet kolegjiale vendosin ose marrin vendime në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore. Thuajse 100% e tyre nuk respektojnë kriteret përzgjedhëse për pranimin e ciklit të dytë të studentëve master profesinal dhe në disa raste, edhe në masterin shkencor. Këtë kemi bërë hap pas hapi për çdo institucion të arsimit të lartë publik vetëm për t’i përmirësuar e vendosur mbi shinat e ligjit dhe respektit të tij.”Soba dhe pagesa me dru për studimet - disa nga zbulimet "më interesante" në disa universitete privateDuke kaluar në institucionet private, Nikolla shfaqi një pamje tjetër, një sobë në mes të klase me disa kompjutera. “Ja një institucion i arsimit të lartë privat, - tha ajo - një klasë inovacioni në fakt për moshën e internetit. Ky është institucioni për të cilin ne akuzohemi se kemi bërë përzgjedhje kur kemi propozuar dhe vendosur t’i heqim liçensën. Një turp! E përsëris edhe një herë pyetjen: Kjo është fshirja me një të rënë të lapsit?! Kjo është klasa e inovacionit ku përgatitet gjenerata e re e shqiptarëve?!Ajo soba në mes shërben edhe si mjet për të paguar studimet, studentët që në vend të respektojnë kontratat ligjore që lidhen me institucionin, paguajnë me dru, dru për të funksionuar kjo sobë; oriz, sheqer dhe miell për të funksionuar menca, lopë po ashtu e histori gjithfarëshe mestjetare, po që s’i takojnë Shqipërisë së re europiane,”- theksoi ministrja.gjejjejDuke ironizuar shprehjen e përdoruar nga opozita “Me një të rënë të lapsit”, Nikolla vazhdoi me një tjetër zbulim në institucionet e arsimit të lartë privat. Ja tek janë vetëm disa prej diplomave që ka shitur për student të huaj, stomatologë, infermierë.[caption id="attachment_342879" align="alignleft" width="655"]diplomat e blera nga te huajt Lista e studentëve të huaj me diploma të blera[/caption]

Të dhënat e gjetura në Arsimin e Lartë në Shqipëri

ar.sh/Oranews. tv