FOTO - Krujë e Shkodër, zbulohen e digjen mbi 27 mijë rrënjë kanabis

Mbi 27 mijë rrënjë kanabis të rritura afro 1 metër, janë zbuluar sot në Krujë dhe Shkodër nga policia dhe janë djegur. Në disa raste, autorët janë identifikuar, në disa raste jo, sespe bima narkotike ishte mbjellë në toka pa pronar.10 mijë rrënjë kanabis janë asgjesuar vetëm në Malësinë e Niklës. Po ashtu, u kap edhe 1 ton kanabis i tharë. Bima narkotike ishte mbjellë në disa mbjellë në disa parcela, në të cilat u arrit të identifikoheshin edhe autorët.Ky operacion u realizua nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me atë të Krujës, në kuadrin e shkatërrimit të të gjitha parcelave të mbjella me kanabis në vend dhe në vazhdën e operacionit të Lazaratit.Po sot, nga kontrollet e territorit te ushtruara nga shërbimet e Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër, Komisariatet e Policisë Shkodër dhe Malësi e Madhe në bashkëveprim me forcat e Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, janë identifikuar dhe asgjësuar 124 parcela me lëndë narkotike në fshatrat Pult, Gjuraj dhe Baks; janë gjetur dhe asgjësuar 114 parcela me 14 797 rrënjë kanabis.Po ashtu, në Shkrel u asgjësuan 10 parcela me 2 600 rrënjë kanabis. Policia po heton për kultivuesit, pasi parcelat ishin pa pronar.ar.sh/Oranews.tv[caption id="attachment_343025" align="alignleft" width="640"]Nga djegia e kanabisit sot në Shkod Nga djegia e kanabisit sot në Shkoder[/caption][caption id="attachment_343028" align="alignleft" width="640"]Nga djegia e kanabisit sot në Shkod Nga djegia e kanabisit sot në Shkoder[/caption][caption id="attachment_343013" align="alignleft" width="640"]Kanabisi i asgjesuar sot në Shkoder Kanabisi i asgjesuar sot në Shkoder[/caption][caption id="attachment_343014" align="alignleft" width="640"]Kanabisi i asgjesuar sot në Shkoder Kanabisi i asgjesuar sot në Shkoder[/caption]