PD, fitorja e paligjshme e Mziut, shkeli udhëzimin e Bashës, reagon Doda
Tiranë - Dega e Partisë Demokratike në Kamëz, nuk i është bindur kryetarit Lulzim Basha, pasi me emërimin në krye të saj të kryebashkiakut Xhelal Mziu, ka shkelur udhëzimin e firmosur prej tij për zgjedhjet e brendshme.Udhëzimi i kryetarit të demokratëve për zgjedhjet dhe analizën e brendshme në PD, prerazi sanksiononte se në propozimin e kandidatëve për kryetar dege duhet të respektohet mospajtueshmëria e mandatit të kryetarit të degës të PD-së me mandatin e të zgjedhurve: Deputet, Kryetar i Këshillit Qarku, Kryetar bashkie apo Kryetar komune.Gjithashtu, skualifikonte nga kandidimi, kryetarët e seksioneve që kanë plotësuar dy mandate si dhe ata që në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë pasur rezultatet më të ulta se se në zgjedhjet paraardhëse.Por në zgjedhjet në Kamëz, dega e PD-së nuk e ka marrë fare parasysh këtë udhëzim, duke injoruar pikat kryesore të tij, jo vetëm që kur propozoi kryebashkiakun Xhelal Mziu, por dhe duke e zgjedhur atë me shumicë votash.I gjithë procesi ka kaluar në heshtje, deri në momentin kur vetë kryetari i ri Mziu, ka shpejtuar ta njoftojë me mesazh në celular, por dhe nëpërmjet Facebook, fitoren e tij përballë Alfred Halilajt, si kryetar i PD-së në Kamëz.Kjo situatë nuk ka kaluar pa regim ne selinë blu, por publikisht ka qënë vetëm deputetja Mesila Doda, e cila nuk ka kursyer ironinë, duke shkruar se tani që udhëzimi na e mori të keqen dhe nuk ka më asnje pengese, propozon nisjen e fushatës: "Aldo Bumçi, kryetar i PD-së Tiranë".Oranews.tv