'Albanian University" nis regjistrimet në Tiranë, vetëm filiali i Beratit u pezullua
Tiranë – Një prej universiteteve private në Shqipëri, “Albanian University”, ka reaguar pas zhvillimeve më të fundit në fushën e arsimit të lartë.Përmes një deklaratë për shtyp, drejtuesit e universitetit kanë sqaruar gjithë studentët se viti akademik në “Albanian University” në Tiranë do të vijojë normalisht dhe se ka nisur edhe regjistrimi për vitet e para në gjitha degët mësimore.Drejtuesit e universitetit njoftojnë se filiali i kryeqytetit ka marrë vlerësim pozitiv dhe do të vazhdojë normalisht procesin mësimor, regjistrimet dhe transferimet për vitin akademik 2014-2015.Në deklaratë nënvizohet se Filiali i Beratit ka marrë masën e pezullimit te regjistrimeve dhe të transferimeve deri në plotësimin e disa kushteve të vendosura nga Këshilli i Ministrave.Drejtuesit e institucionit arsimor, një prej më të mëdhenjve në Shqipëri, theksojnë se e vlerësojnë procesin e ndërmarrë nga Qeveria shqiptare për përmirësimin e arsimit të lartë.Po ashtu stafi akademik drejtues nënvizon se ka qënë dhe mbetet pro çdo iniciative serioze, që rrit cilësinë e arsimit të lartë.“Albanian University sqaron se ka ka pritur me qetësi deri në daljen zyrtare të vendimit te qeverise për të bërë edhe një reagim zyrtar.Oranews.tv