Dalipi: Vendorët s'po i ndjekin modelet turistike të ofruara

Tiranë - Prioritet i Ministrisë së Turizmit dhe Zhvillimit Urban për këtë vit ka qënë prezantimi i një imazhi të ri për Shqipërinë dhe kjo ka nisur duke ofruar modele, që kërkohet të ndiqen nga pushteti lokal sidomos përgjatë vijës bregdetare. Por, duket se është e vështirë për to të aplikojnë një metodë te re pune bashkëkohore.Kështu ka gjykuar sot, në një intervistë në “Ora News”, Alfred Dalipi, Zv/Ministri i Turizmit, lidhur me atë projekt që Ministria e Turizmit ka ndërmarrë, ndryshimin e imazhit të vendit në botë dhe përmirësimin e cilësisë jetesës.“Tendenca e një menaxhimi të një sezoni turistik, ishte krijimi i një imazhi të ri dhe them që për këtë pjesë të parë të sezonit,- u shpreh Dalipi, -  Ministria e Zhvillimit Urban ka arritur që të jetë koherente, si një strukturë institucionale në territor.Agjencitë e veta kanë arritur t'i imponohen territorit me rolin e tyre. Konkretisht Agjencia Kombëtare e Bregdetit me njësitë e veta nga Velipoja  deri në Ksamil, është prezente çdo ditë. Kemi një monitorim 24 orë se çfarë ndodh përgjatë vijës bregdetare. Do të thosha që përpjekja e parë ka qënë për të testuar nëse funksionon modeli i administrimit të vijës bregdetare të plazheve dhe në përgjithësi siç ka qënë këto 23 vite. Në kaq pak muaj, - tha ai, -  ne s’jemi të kënaqur, sepse pushteti vendor nuk arrin dot ta menaxhojë me kapacitete që ka, vijën bregdetare sipas një standarti të kërkuar nga pushuesit.Ministria e Zhivillimit Urban nëpërmjet akteve të veta dhe vendimeve të Qeverisë shqiptare ka transmetuar pranë pushtetit vendor standartet për plazhet. Në pjesën më të madhe të territorit nuk arrihet të përqafohet kjo qasje me një standart të ri, i cili kërkon sigurisht kritere shumë të forta, kërkon investime, qoftë nga operatorët dhe ata që e ofrojnë shërbimin. Këto kritere në pjesën më të madhe të territorit - pavarësisht insistimit tonë - në të gjithë territorin kemi modele që mund të shërbejnë si shembull për shërbimet e tjera turistike, nuk janë mbështetur në territor nga njesitë e pushtetit vendor, sepse ato janë përgjegjëse për territorin”- tha Zv/Ministri.Dalipi u ndal edhe tek njesitë vendore, ku shprehu pakënaqësinë ndaj tyre, pasi sipas tij nuk kanë arritur të ndjekin ritmin e qeverisë dhe të akteve të nxjerra nga Ministria e Zhvillimit Urban.“Ne ofrojmë standartin, ofrojmë modelin dhe aktet ligjore dhe nënligjore, zbatuesit dhe ata që vënë në jetë këto akte janë njesitë vendore, që me një mënyrë që nuk është e kënaqshme, nuk kanë arritur të ndjekin ritmin e qeverisë dhe të akteve që ka nxjerrë Ministria e Zhvillimit Urban. E them këtë sepse po të shohësh nga Velipoja në Ksamil ka modele të ndërtuara sipas atyre që ne mendojmë se përfaqësojnë një model komunitar, pra europian. Ne i kemi promovuar ato, si një linjë zyrtare cila do të jetë neser e në vazhdim. E kemi thënë që në fillim të sezonit që kjo që po ndodh tani me Taks Forcen dhe me adminitrimin e ri që po i bëjmë sezonit turistik është një përpjekje për të testuar modelin,- theksoi Dalipi në përfundim.Zv/Ministri gjatë intervistës u shpreh se Ministria e Turizmit dhe Zvillimit Urban ka zhvilluar kontrolle të vazhdueshme përgjatë vijës bregdetare në bashkëpunim me Autoritetin Ushqimor, Inspektoriatin e Mjedisit dhe Organet Tatimore. Por, nga ana tjetër shtoi se “ne nuk dëshirojmë që sezonin ta konsiderojmë një sezon për “gjueti”, por dëshirojmë që ky sezon të jetë një sezon i cili mund të markojë një industri që ka kapacitete”.“Në kërkojmë që stacionet e plazhit të gjitha, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave dhe akteve që ka nxjerrë Ministria e Zhvillimit Urban dhe urdhërave që ka nxjerrë Taks Forca, sipas formatit që ne kemi përcaktuar, stacionet e plazheve të kenë: distancën çadra nga çadra, të ketë tualete, të ketë dhomat e zhveshjes dhe të ketë dushe. Në pjesën më të madhe të territorit këto nuk zbatohen nga operatorët që kanë hyrë në marrëdhënie kontraktuale me njësitë bashkiake. Sepse duhet thënë, që ajo që autorizon një marrëdhënie për një aktivitet të tillë është njësia vendore, në pjesën më të madhe të territorit këto nuk janë sipas këtyre kritereve. Në monitorojmë, mbajmë proçesverbale dhe akte me njësinë vendore, me ata që ju ofrojnë shërbimin pushuesve, më të gjitha Agjencitë e shtetit kryejmë edhe inspektime dhe ndëshkime.Në të gjithë territorin ka pasur një instensitet inspektimesh qoftë nga Autoriteti Ushqimor, nga Inpektoriati i Mjedisit dhe Organet Tatimore. Ne nuk dëshirojmë që sezonin ta konsiderojmë një sezon për “gjueti”, por dëshirojmë që ky sezon të jetë një sezon i cili mund të markojë një industri që ka kapacitete.Dëshirojmë të ofrojmë një standart të ri shërbimesh dhe prandaj po insistojmë për ato modele të cilat i kemi përzgjedhur në territor. Janë nga Velipoja, në plazhin e Rrjodhit, në Shëngjin, në Lalz, në Durrës, Në Himarë. Edhe vetë operatorët duhet ta kuptojnë që në çdo moment po të plotësojë një standart, shmangin një incident, arrijnë të thithin turistë dhe kanë më shumë mundësi për të zhvilluar e ekonomikisht biznesin e tij” -  theksoi Zv/Ministri i Turizmit.m.p/Oranews.tv