Shkodër, prerja e pyjeve, Inspektoriati: Kemi ndaluar çdo kundravajtës

Shkodër - Inspektoriati i Policisë Pyjore në Shkodër vijon aksionet për parandalimin e prerjes së paligjshme të lëndëve drusore në masivet pyjore të qarkut, si dhe mbrojtjen e tyre nga zjarrvëniet e qëllimshme. Vetëm në 6 muajt e fundit janë kryer 17 kundravajtje penale, si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh drusore kontrabandë.Artor Kçira ndalet edhe tek bashkëpunimi me komunat, që përgjithësisht ka qënë pozitiv. Ndërsa lidhur me rrethin e Pukës, atje ku prerja ka qënë vitet e fundit më problematike, shefi i policisë pyjore thekson se situata ka njohur përmirësime.Në të gjithë territorin e qarkut të Shkodres ky inspektoriat ka ngritur grupe të posaçme task - force, që kryejnë monitorimin e lëvizjeve drejt zonave malore, si dhe kontrollojnë dokumentacionin e firmave që transportojnë lëndë drusore.Oranews.tv