Maturantët e Fierit vetëm një ditë për plotësimin e formularit A2
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2014, 16:37
Fier - Dita e sotme është vendosur nga Agjensia Kombëtare e Provimeve për plotësimin e formularit A2 për maturantët e rrethit të Fierit.Edhe pse një pjesë e maturantëve kanë neglizhuar pagesën për formularin në afatin e caktuar, AKP ka krijuar mundësinë që mos të penalizojë maturantët për këtë vonesë të tyren.Përgjegjësi i sektorit të teknologjisë së informacionit pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier, Florenc Gjata, tha se po punohet intensivisht për të përballuar fluksin duke qënë se kjo është e vetmja ditë për plotësimin e formularit A2.Për rrethin e Fierit janë 1285 maturantë që do të plotësojnë formularin A2, ndërsa sot është e vetmja ditë për plotësimin e këtij formulari për rrethin e Fierit për të shmangur ngarkesën në sistem.