CEZ, Rama e Basha përplasen “online”, Bozdo: Ja pse është skandal

Tiranë - Kryeministri Edi Rama përdori sot mbështetjen e Bankës Botërore në luftën e deklaratave me opozitën për marrëveshjen e shumë debatuar me CEZ Shpërndarje.Në rrjetet sociale Kryeministri shkroi: “Banka Botërore bën publike mbështetjen e plotë dhe vlerësimin për marrëveshjen me CEZ! Apo edhe BB është dëshmitare e rreme si FMN-ja?! Vajmedet PDEdhe kryeopozitari Lulzim Basha iu përgjigj po në rrjetet sociale, ku shkroi:“Nuk ka patericë, që e shpëton dyshen Rama -Meta nga transparenca për vjedhjen e shekullit! Çdo shqiptar paguan 1,1 milionë lekë nga marrëveshja e paligjshme dhe antikushtetuese me CEZ! Orën e të vërtetës nuk ka forcë mbi toke ta ndalë.”Përplasja e kryetarëve “online” ndodhi në kohën kur demokrati Eno Bozdo ndodhej në studion e lajmeve të “Ora News” duke shpjeguar pse për Partinë Demokratike, marrëveshja me CEZ-in është skandali i shekullit.“Marrëveshja jep imunitetin të gjithë drejtuesve të CEZ-it në Shqipëri, për të gjitha të bërat dhe të pa bërat, që ato kanë bërë. Ata janë denoncuar në Prokurori për shpërdorim detyre, ata janë denoncuar nga Tatim Taksat për evasion fiskal. Janë gjyqe të tëra që janë fituar për bilance të falsifikuara, për taksa që nuk janë derdhur në arkën e shtetit. Si është e mundur që të jepet ky imunitet në këtë “pjatë”? Ne do të ndërmarrim çdo hap që hapësira na lejon, që mundësia apo ligjet shqiptare na lejojnë. Nuk mund t’a lëmë këtë ç’është të kalojë ashtu siç do Qeveria të kalojë” – u shpeh Bozdo.