Hetuesit doganorë kontroll në Kakavijë, sekuestrohen mallra kontrabandë

Kakavijë- Kapen mallra kontrabandë në pikën kufitare të Kakavijës. Gjatë ditës së sotme struktura të specializuara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë një kontrolli të ushtruar në Degën Doganore të Kakavijës gjetën dhe sekuestruan mallra të ndryshme kontrabandë, të destinuara për tu hedhur në treg. Konkretisht:- Pantallona xhins për të rritur në sasinë 1068 copë;- Filtra cigaresh 5.340 kg;- Brava për dyer të jashtme 64 copë;- Letra cigaresh 18.240 kg;Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, detyrimi doganor dhe penalitetet për këto mallra arrijnë shumë e 10.000 dollarëve.Gjithashtu gjatë këtij operacioni të zhvilluar në Degën Doganore të Kakavijës u bë i mundur bllokimi dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të 74 pulteve komandimi, të cilat përdoren për kopjimin e frekuencave dixhitale, ose edhe bllokimin e tyre.Këto pajisje gjithashtu përdoren edhe për vjedhjen e makinave të tipeve të fundit.Pas bllokimit dhe sekuestrimit të mallrave, hetuesit doganorë po përgatisin materialet për referim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter