Fier, nis projekti i bulevardit, ja si do të bëhet "Jakov Xoxa"

Fier - Kanë nisur sot punimet për rikonstruksionin e bulevardit “Jakov Xoxa” në qytetin e Fierit. Bashkia e këtij qytetit ka njoftuar se punimet e nisura kanë konsistuar fillimisht në spostimin e pemëve, të cilat pengojnë punimet e më pas do të vazhdohet mendërtimin e infrastrukturës nëntokësore për të përfunduar tek fasadat.Në një konferencë për shtyp, kryetari i Bashkisë Fier Baftjar Zeqaj është shprehur se: “Ky investim do t’i rikthejë identitetin këtij segmenti rrugor shumë të rëndësishëm për qytetin e Fierit.Projekti që sapo nisi dhe pritet të përfundojë brenda 6 muajve, përveç investimit serioz dhe cilësor që do të bëhet që nga infrastruktura nëntokësore, deri tek ajo mbitokësore), do të sjellë ndryshime rrënjësore në gjelbërimin e rrugëve, në minimizimin e konfuzionit të qarkullimit rrugor - duke e lënë rrugën funksionale për automjetet vetëm në një pjesë të saj - në rikompozimin e fasadave, rikthimin e shëtitores në pjesën më të madhe të bulevardit, vendosjen e korsive për lëvizjen e biçikletave etj. Kjo rrugë, - përfundoi Zeqaj, - do të jetë modeli që ne duam të ndjekim për të gjitha rrugët e tjera në qytetin tonë”.Projekti konsiston në:• Rikonstruksionin e rrjetit të infrastrukturave nëntokësore,• Rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellës- kanalizimeve,• Punime ndërtimore, riveshjen e trupit të rrugës• Rikonstruksionin e trotuarëve• Shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta,• Plotësimi i ndriçimit,• Rikonstruksionin e fasadave të objekteve në të dy anët e rrugës. (Unifikim i fasadave. Unifikim në katin përdhe të ndërtesave, duke u dhënë dyqaneve një trajtë të standartizuar bashkohore me fasadë dhe travertinë. Katet e sipërme do të trajtohen me grafiato dhe trajtimi i tyre do i kthejë ato në vepra arti)ar.sh/Oranews.tv[caption id="attachment_340612" align="alignleft" width="640"]Gjendja ekzistuese e bulevardit "Jakov Xoxa" Gjendja ekzistuese e bulevardit "Jakov Xoxa"[/caption][caption id="attachment_340613" align="alignleft" width="640"]Projekti Projekti[/caption][caption id="attachment_340614" align="alignleft" width="640"]Gjelbërimi i ri Gjelbërimi i ri[/caption][caption id="attachment_340615" align="alignleft" width="640"]54 Drurët e qershisë, parashikuar për t'u vendosur[/caption]