Elbasan, fusha e mbeturinave, "bombë" ekologjike

Elbasan - Fusha e plehrave është një ndër ndotësit e mëdhenj në qytetin e Elbasanit, i cili ka shumë ngjashmëri edhe me qytetin Italian të Napolit. Situata në fushën që ndodhet në një zonë të banueshme dhe vetëm 2 km larg qytetit,  bëhet edhe më alarmante nga temperaturat e larta të stinës së verës. Në ajër ndihet tymi e smogu kancerogjen.Banoret nuk reshtin së shqetësuari pasi era e keqe u depërton pafundësisht nëpër banesa, duke bërë si pjesëtar i përhershëm i tyre. Por problemet janë më të mëdha nga ato të dukshmet. Mbetjet  urbane jane groposuar nën tokë në një thellësi 3.5 metra, ç’ka rrit rrezikun e përhapjes gjërësisht të ndotjes përmes ujrave nëntokësore.Por eshtë tragjike të vëresh se qytetarët të cilët janë në kushte të veshtira ekonomike i drejtohen fushës së plehrave për mbledhjen e materialeve plastike, për t'i çuar në pikat e grumbullimit ku perfitimi prej tyre eshte aq minimal sa nuk u siguron dot as blerjen e përditshme të bukës.Në këtë mënyrë mund të themi pa frikë se fusha e plehrave është një bombë e vërtet ekologjike për rrezikshmërinë që mbart. Sipas matjeve të kryera herë pas here nga ambientalistët është në rrezik jo vetëm vetëm ajri por edhe toka ku janë groposur mbetjet që rrezikojnë ndotjen e Shkumbinit. Duhet theksuar se fusha venddepozitë e mbeturinave urbane në Elbasan ndodhet vetëm 2 km larg qytetit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter