Shorteu veror "Vodafone My Dream”, 5 fituesit bëhen pronarë të Fiat 500
Tiranë- Kompania celulare Vodafone ka shpërblyer 5 fituesit e parë të shorteut veror "Vodafone My Dream".Vath Mesja, Ilir Krasniqi, Aurora Berdaj, Gramoz Agaraj dhe Gjyrsyme Pullumbi janë 5 fatlumët, që Vodafone Albania i bëri pronarë të një makine të re.Por dhurata e shpërndarë nga Vodafone nuk kishte si të kalonte, pa emocionet e fituesve.Në fillim të sezonit veror , Vodafone Albania çeli siparin e fushatës më të madhe verore, shorteun ku thjesht dhe falë një rimbushjeje prej 500 lek, abonentët Vodafone janë bërë dhe do të vazhdojnë të bëhen pjesë e shorteut, i cili do të përzgjedhë 5 pronarët e tjerë të Fiat 500 si dhe fituesin e çmimit të madh për një super apartament te “Kodra e Diellit”, që do të mbahet në fund të muajit gusht.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter