Shefi i rendit në Kukës arrestohet për pengmarrje

Kukes-Shefi i Rendit në Komisariatin e Kukësit është vënë në pranga nga Forcat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm pasi akuzohet për shpërdorim detyre.Edvin Dervishi akuzohet se së bashku me Armar, Edmond dhe Samet Elezin kanë dhunuar një të ri të cilin tre vëllezërit Elezi e kishin marrë peng.Ata e kanë mbajtur të riun peng gjatë një nate në një magazinë, pasi e akuzonin se kishte vjedhur në dyqanin e tyre në qytetin e Kukësit.Duke qene se ai nuk e kishte pranuar në asnjë moment autorësinë e ngjarjes, atëherë vëllezërit Elezi kanë lajmëruar mikun e tyre, Shef Rendi në Kukës dhe bashkë me të e kanë keqtrajtuar dhe e kanë detyruar të pranonte autorësinë.Pas kësaj, ai është lënë i lirë, por i riu emri, i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi ka denoncuar ngjarjen pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.Këta të fundit në bazë të një urdhëri të Prokurorisë së Kukësit kanë bërë ndalimin e shefit të Rendit në Kukës.Ndërkaq, dy efektivë të policisë së Tiranës pranë komisariatit të Rinasit janë vënë në pranga dhe akuzohen për shpërdorim detyre. Ata janë Ibrahim Rama dhe Besim Çekeli.Mësohet se ata kanë kryer arrestimin e një të kërkuari për tentative vrasjeje që tentoi të dalë nga Shqipëria përmes Rinasit, por gjatë shoqërimit, i arrestuari ka përfituar nga një moment hutimi i efektivëve të policisë dhe ka mundur të largohet.arrestimi i  shefit te rendit kukes(Në foto: Edvin Dervishi dhe komisariati i Kukësit)Njoftimi i Ministrise se Brendshme mbi arrestimetShërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka ndaluar sot në datë 05.08.2014 Nënkomisar Edvin Zheni Dervishi i vitlindjes 1982, me detyrë Shef i Rendit në Komisariatin e Policisë Kukës.Ndalimi i këtij efektivi të Policisë së Shtetit është bërë pas urdhërit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Kukës për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 110/2 dhe 25 të Kodit Penal. Për të njëjtën ngjarje në të cilën është implikuar Dervishi, policia ka arrestuar shtetasit Armar Elezi dhe Samet Elezi.Po sot, në datë 05.08.2014, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka kryer arrestimin në flagrancë të:1. Nënkomisar Ibrahim Rama, me detyrë oficer roje në Komisariatin e Policisë Rinas;2. Kryeinspektor Besim Çekeli, me detyrë polic roje në Komisariatin e Policisë Rinas.Arrestimi i tyre është kryer për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Të dy këta efektivë janë përgjegjës për largimin nga dhomat e shoqërimit të Komisariatit të Rinasit, të një personi të deportuar nga Franca dhe ndaj të cilit gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest më burg.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter