SHBA: Platforma serbe nuk ndihmon dialogun
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk janë shprehur lidhur me rezolutën dhe platformën politike serbe për Kosovën të miratuar nga Kuvendi i Serbisë.Mirëpo, një burim i Departamentit të Shtetit ka theksuar për mediat kosovare se rezoluta serbe nuk ndihmon raportet dhe një platformë e tillë do të pengojë dhe dëmtojë dialogun në nivelin e lartë politik.Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar fuqimisht në mbështetje të dialogut që po zhvillohet në Bruksel nën patronazhin e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.Analistë të tjerë amerikanë kanë deklaruar se rezoluta dhe platforma serbe në formën e miratuar “përpiqet të ruajë tendencën e sovranitetit formal në gjithë territorin e Kosovës”, ndërsa ka për qëllim “të krijojë një sistem ku serbët e Kosovës do të qeveriseshin të ndarë.Ajo edhe është quajtur një “ëndërr e Millosheviçit”, duke aluduar tërthorazi se në politikën serbe asgjë nuk ka ndryshuar nga ideologjia diktatoriale dhe shoviniste e kriminelit serb, ideologji që çoi në shkatërrimin e ish Jugosllavisë dhe nisjen e luftërave me sllovenët, kroatët, myslimanët e Bosnjës dhe me shqiptarët.Profesori në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serëer ditë më parë deklaroi se më një qëndrim dhe platformë të tillë provokohen dhe “janë të mundshme edhe konfliktet e armatosura”.