Greqi, sulmohet selia e partisë "Demokracia e Re"
Policia greke dhe shërbimi anti-terror ndodhen në gjendja alarmi në Greqi pas sulmit me armë automatike që ndaj selisë të Demokracisë së Re gjatë orëve të natës.Sipas mediave greke rreth orës 03,00 pas mesnate u dëgjuan të shtëna armësh pranë zyrave qëndrore të Demokracisë së Re.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka gjetur në bulevard nëntë gëzhoja kallashnikovi ndërsa një prej plumbave kishte thyer xhamin e zyrës së kryetarit të partisë dhe njëherazi kryeministër, Antonis Samaras.Ndërkohë, policia grke ka gjetur një automjet të djegur në zonën Neo Faliro i cili dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e sulmit në godinën e partisë “Demokracia e Re” në Athinë.Për sulmin u informua edhe kryeministri grek Samaras, ndërsa drejtues të partisë zhvilluan një mbledhje urgjente për të shqyrtuar situatën.Zëdhënësi i qeverisë, Simos Kedikoglu, apeloi ndaj gjithë politikës greke që të marrë përgjegjësitë e veta, pas sulmit kundër selisë së partisë “Demokracia e Re”.“Nuk ka dhunë të mirë dhe dhunë të keqe. Dhuna është një dhe duhet të zhduket nga shoqëria jonë”, theksoi zëdhënësi duke folur për televizionin Mega Channel, ndërsa foli për “një përpjekje për të terrorizuar shoqërinë” dhe për “sulme që kanë në shenjestër demokracinë”.