Shfaqet publikisht AKSH
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2013, 18:56
Tensionet në Luginën e Preshevës, për largimin e një pllake përkujtimore, kushtuar pjesëtarëve të rënë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjes e Bujanocit kanë bërë që të shfaqet publikisht Armata Kombëtare Shqiptare.Në një video të publikuar nga mediat në Kosovë, tregohen njerëz që cilësojnë veten si përfaqësues të AKSH-së.Me një vendim të prerë, AKSH-ja, kërkon mobilizim të të gjithë pjesëtarëve, që të jenë të gatshëm të mbrojnë trojet shqiptare.Ata thonë se kanë armatimin më modern të kohëve të fundit duke e prezantuar edhe me foto.Pas largimit të komandantit, takimin e vazhdojnë të tjerët me plane konkrete.