Tërheqja e ndihmës ekonomike, në Shkodër burrat s'pranojnë ti marrin gratë

Shkodër - Një pjesë e përfituesve të ndihmës ekonomike për korrikun dhe qershorin ende nuk i kanë marrë paratë për shkak se jo të gjithë janë pro vendimit që ndihma ekonomike të tërhiqet nga bashkëshortet e kryefamiljarëve.Janë rreth 30 familje që kanë aplikuar për herë të parë për të përfituar ndihmen ekonomike në Bashkinë e Shkodrës. Sipas shefit të ndihmës ekonomike, Shkelzen Mustafaraj, kjo është një proçedurë e cila ndiqet nga komisioni dhe jo  të gjithë aplikuesit janë edhe përfitues.Me vendim të Këshillit të Ministrave nga 1 korriku ndihma ekonomike tërhiqet në banka nga gratë, por mesa duket ky vendim nuk u ka ardhur për shtat këtyre kryefamiljarëve.