Tërmet në Arsimin e Lartë, ja 18 universitetet që do mbyllen, nuk plotësojnë kriteret
"Kemi arritur të kemi sot numrin më të madh të universiteteve për frymë në Europë, 8 herë më shumë se Britania e Madhe. 20 universitete për 1 milionë banorë. Kemi arritur një kulm tjetër, me 1432 programe të ndryshme mësimore, a thua se vendi ynë i ka mundësitë t’i përgatisë të rejat dhe të rinjtë për 1432 profesione dhe nënprofesione të ndryshme. Kemi arritur një tjetër rekord, europian nuk diskutohet, rajonal padyshim, por, mbase, edhe botëror, me 50 programe studimore në universitetet tona publike, ku nota mesatare e të gjithë të regjistruarve është nën 5.5. Kemi arritur që në kaq pak vite të gjenerojmë 32 mijë diploma nga sistemi universitar privat. 32 mijë! Gjysmën e të cilave i ka dhënë një universitet i vetëm, 16 mijë. Kemi arritur të japim 900 diploma për të huaj, ndërkohë që s’japim asnjë leksion në gjuhë të huaj. Kemi arritur që të kemi pedagogë që vetëm një vit përpara rekrutimit kanë marrë diplomën në bachelor. Për shembull, në Universitetin publik të Elbasanit, 16 vetë janë punësuar si pedagogë në infermieri, me një bachelor në një universitet privat. Merreni me mend se çfarë infermierësh e infermieresh dalin nën kujdesin e këtyre 16 personave!
Kemi arritur të japim diploma në natyrë, për shërbime të ndryshme, lyerje, shpëlarje, punime hidraulike, punime zdrukthëtarie, të shpërblyera jo me para, por me diploma nga pronarët e universiteteve në fjalë. Kemi arritur që të fusim pagesën në natyrë për t’u shkolluar, lopë, dele, oriz, fasule, zhavorr, dru zjarri. Ka studentë që e kanë paguar studimin me dru zjarri. Natyrisht, të prera pa leje nëpër pyje. Kemi arritur që të kemi regjistra themeltarë universitetesh, ku shkruhet “10 diploma i ka tërhequr shefi” tha Rama.
Nuk do cënojmë diplomat, do verifikojmë çdo dosjeMinistrja Nikolla tha “Do të ketë transparencë e plotë për publikun për ato që kanë shkelur ligjin dhe për të thënë të vërtetën.Ne po shikojmë të vërtetat në sy, 75 % e instuticioneve kanë probleme me kriteret ligjore apo 18 prej tyre nuk plotësojnë as kriteret minimale”.Ministrja, duke iu referuar diplomantëve në këto institucione theksoi se: “Sot dhe në vijim nuk do të cënohen diplomat, do ta tejkalojmë ligjin duke mbështetur studentët. Grupet e Punës do të verifikojë çdo dosje, emër për emër të paraqitet në bazë të dokumentave dhe krediteve të mara. Proçedurat do të jenë publike në faqen zyrtare te MAS”.Për ministren Nikolla, përveç ligjshmërisë, Agjencia Britanike do të verifikojë cilësinë e univerisiteteve. “Ky është hapi i parë dhe një kërkesë nga Agjencia Britanike për të vijuar me standardet. Kemi gjetur instuticione që nuk kanë regjistër studentësh, apo që thonë që gjatë transportit nga një godinë në tjetrën ka rënë dokumentacioni, apo të tjerë që vijojnë të thon që u dogj dokumentacioni me urdhër të atij apo këtij dekan. Kjo është turpi i atyre që kanë lejuara dhe fytyre.”, tha ajo.
Duke iu referuar gjëndjes aktuale, Nikolla theksoi se “Agjencia Britanike vjen për të verifikuar cilësinë e programeve dhe kurrkulave, jo për të gjetur sesi studentët transferohen nga private tek publiku jasht çdo kriteri, apo me dëftesa fallco të shkollës së mesme , sesi shiten dhe blihen diplomat, sesi mund të marësh shkollën e lartë pa mbaruar shkollën e mesme”.Sipas Ministres së Arsimit dhe Sporteve, janë gjetur dokumente ku studentët paguajnë tarifën e studimit me florinj, në një prej instuticioneve të arsimit të lartë privat.
Kemi verifikuar instuticionet e Arsimit të lartë ku strukturat nuk përputhen me standardet europiane që ka, dhe jo për të gjetur studentë masteri, të programeve të paakredituar.Nga inspektimi i grupeve të punës u vu re se “në 12% të instuticioneve të arsimit të lartë publike nuk ka staf të mjaftueshëm efektiv në njësinë bazë të tyre.
Në më shumë se 3 apo 4 të instuticionet e Arsimit të Lartë nuk arrin ngarkesën mësimore akademike në staf të brëndshëm, 40% e instuticioneve të arsimit të lartë nuk ka regullatore të brëndshme, 85% nuk zbaton rregulloren e brëndshme për ruajtjen e dokumentacionit të instutuiconit. 56 % e intuticioneve nuk japin garanci finaciare” nënvizohet në raport. Ndërkohë që asnjë nga institucionet e Arsimit të Lartë Publik nuk është nënshtruar kriterit të cilësisë përveç njërit. Më shumë se 100 % e instuticioneve nuk ofrojnë master professional, por vetëm 70 % e tyre ofron master shkencor.Ja masat konkrete për Universitetet
Ja përmbledhja e raportit të IAL
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitterex/oranews.tv/