Tepelenë, Ujësjellësi rrezikon falimentimin nga debitet që i kanë institucionet
Tepelenë-Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tepelenë është në prag të falimentimit. Alarmin e përcjell drejtori i kësaj shoqërie, Arben Kaçorri sipas të cilit rrënimi i ndërmarrjes që ai drejton vjen si pasojë e debive prej disa milionë lekësh të institucioneve shtetërore.Prej katër vitesh, institucione të tilla si spitali, kopshtet, shkollat, Burgu i Bënçës, nuk kanë likujduar faturimet e konsumit të ujit të pijshëm ndaj kësaj ndërmarrjeje, duke e çuar atë drejt katastrofës e për rrjedhojë edhe rrezikimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët.Sipas Kaçorrit, 80% e arkëtimeve, shkojnë për pagesën e energjisë që mundëson furnizimin e pompave të ujit dhe shpërndarjen në rubinetat e konsumatorëve.Mungesa e të ardhurave për investime është sipas Kaçorrit arsyeja kryesore që qyteti I Memaliajt furnizohet vetëm me dy orë ujë në ditë, një tjetër problematikë evidente për këtë qytet. Sipas drejtorit të ujësjellës – kanalizimeve Tepelenë investimi për ujësjellësat me vetërrjedhje në kushtet kur burimet janë të mjaftueshme, do të zgjidhte përfundimisht problemin për këtë komunitet prej 6000 banorësh.Edhe psei hartuar dy vite më pare, projekti për ujësjellësin ende nuk ka gjetur zbatim. Kontaminimi i ujërave të bardha e të zeza ka qenë një problem i vazhdueshëm në Memaliaj, problem që është mundur të eliminohet pas ndërhyrjeve të kryera nga kjo ndërmarrje.