Konflikti në Gaza, armëpushim humanitar vetëm për 7 orë

Gaza- Izraeli ka shpallur një armëpushim humanitar vetëm për 7 orë në disa zona të Rripit të Gazës.Armëpushim që ka hyrë në fuqi mëngjesin e sotëm, 4 gusht. Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite, armëpushimi nuk do të zbatohen në Rafah ndaj paralajmëroi se nëse do të ketë bombardime nga ana e Hamasit nga kjo zonë, atëherë ushtria izraelite do të kundërpërgjigjet.Pas sulmit të së dielës së 3 gushtit, në një shkollë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Izraeli shpalli vendimin për të vendosur një mundësi armëpushimi me qëllim humanitar, për t'i dhënë mundësinë civilëve palestinezë të largohen nga shtëpitë.Armëpushimi ka hyrë në fuqi në orën 7 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 17.Nga ana e tij, grupi militant Hamas, e ka parë me dyshim këtë vendim të Izraelit për armëpushim dhe zëdhënësi i tij, Sami Abu Zuhri, akuzoi ushtrinë izraelite se po përpiqet të heqë vëmëndjen nga masakrat që ka bërë këto javë.Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit më shumë se 1.8 milionë rezidentë në territorin e Palestinës kanë braktisur shtëpitë dhe janë zhvendosur nga frika e luftës.Më herët sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon e përshkroi sulmin me raketa të akt kriminal, ndërsa theksoi se Izraeli në këtë mënyrë ka shkelur ligjin mbi të drejtat ndërkombëtare.Nga ana e tij kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ka nisur një investigim për ngjarjen të dielës së 3 gushtit pas sulmit në shkollë, ndërsa tha se ai dhe vendi i tij është i keqardhur për sulmet ndaj civilëve të pafajshëm. Por ai nuk ngurroi as të akuzojë Hamasin se e ka kthyer të gjithë vendin në një hotspot terrorist, që mund të goditet në cdo moment."Hamasi ka një interes që banorët e Gazas të vuajnë, që më pas e gjithë bota të fajësojë Izraelin për vuajtjen e tyre" tha Netanyahu gjatë një dalje për mediat. Që nga nisja e ofensivës më 8 korrik, nga Gaza drejt Izraelit janë lëshuar mbi 2560 raketa dhe mortaja në një kohë që numri i vitkimave në gaza, sipas zyrtarëve të shëndetësisë atje, ka kaluar 1800 ndërsa mbi 9 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur.Ora News.tv Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter