Shijak, e përplas makina, humb jetën 25-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2014, 21:25
Shijak-Një 25-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:15.Sipas burimeve të policisë viktima është Luan Ndoi 25 vjeç, i cili ishte duke kaluar rrugën në momentin që u përplas nga mjeti tip Opel me targa DR 1186 F.Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit i Sali Tabaku 19 vjeç, i ka dhënë ndihmën e parë, duke e çuar në spital, por fatkeqësisht 25 vjeçari ka ndërruar jetë.Policia ka shoqëruar drejtuesin e Opel-it duke e marrë në pytje për të zbardhur detajet e plota në lidhje me aksidentin që i mori jetën të riut. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter