Aksidenti tragjik në Kroaci, miqtë në Angli ceremoni përkujtimore për familjen Isufi
Londer-Qindra persona u mblodhën mëngjesin e djeshëm në një ceremoni përkujtimore në nder të 3 anëtarëve të familjes Isufi nga Shqipëria me banim në Londër, të cilët humbën jetën gjatë një aksidenti tragjik me makinë në Kroaci.Erjoni së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët, 9, 14, 15 u aksidentuan më 31 korrik, kur makina në të cilën udhëtonin u përplas me një kamion në Slano të Kroacisë, teksa familja po vinte në Shqipëri me pushime. Nga aksidenti janë plagosur rëndë edhe mamaja Meri, e cila ndodhet në koma në një spital në Kroaci, dhe djali i vogël, Kliv, 9 vjeç edhe ai i plagosur rëndë.Mes lotëve, qirinjve dhe kujtimeve miqtë e Erjonit, 37 vjeç dhe shokët e shoqet e Ramelës 14 vjeçe dhe Richard 15 vjeç, zhvilluan ceremoninë përkujtimore në hollin e Salvation Army në rrugën Ripple të cilën dy fëmijët e përshkonin shpesh.Shoqet e Ramelës mbanin veshur bluza ku ishte stampuar fotoja e Erjonit, Ramelës dhe Richard.Turma njerëzish, miq, të afërm, shokë dhe shoqe të Richard dhe Ramla morën pjesë në këtë ceremoni.Majori Nigel Schultz i cili udhëhoqi ceremoninë kishte biseduar me Richardin, ai foli me shumë dashuri për dy adoleshentët.“Ata kanë qenë të rinj me potencial të madh. Është një humbje e trishtuar”, u shpreh ai.Ndërsa shqiptarja Luljeta Nuji nga organizata “Programi Shpresa”, mbajti një fjalim në gjuhën e saj amtare.Ajo tha: "Familja Isufi ishte plot me dashuri për njëri-tjetrin, miqte të tyre dhe për gjithë shoqërinë.
Njerëzit e afërt thonë se ajo ishte një familje e pazëvendësueshme, ndërsa nëna e Erjonit është në një gjendje shumë të rëndë për shkak të humbjes së djalit dhe nipit me mbesën.Të lënduar u shprehen edhe nxënësit dhe mësuesit ku Richard dhe Ramela ndiqnin shkollën.Një libër ngushëllimi do të jetë i hapur në sallë për të gjithë njerëzit të cilët duan të lënë një mesazh respekti për viktimat.Erioni po udhëtonte me familjen e tij për të kaluar pushimet në Shqipëri kur makina e tij u përplas me një kamion në Kroaci, për fat të keq humbën jetën Erioni dhe dy fëmijët, ndërsa bashkëshortja Meri dhe djali i vogël Clive arritën t’i mbijetonin aksidentit dhe aktualisht ndodhen në spital.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter