Itali, familja shqiptare “pushtohet nga djalli", një prej vajzave largohet nga spital
Itali-Një prej vajzave të familjes shqiptare me banim në Prato e cila pretendon se është pushtuar nga djalli ka dalë sot nga spitali.Familja shqiptare pas pretendimeve se është pushtuar nga djalli u shtrua në spital për të qenë nën kujdesin e mjekëve.Historia fillon në 2 gusht kur babai dhe nëna kanë shoqëruar për në spital djalin e dyre 15 vjeç me krahë të djegur. Por nuk është e qartë se djegia ishte shkaktuar vetë apo nga prindërit e tyre për tu “liruar” nga demonët.Disa ditë më parë edhe një nga motrat e djalit 15 vjeçar u shtrua në spital për sëmundje mendore dhe djegie.Në të dyja rastet prindërit i kanë shpjeguar mjekëve se shkak i këtyre pasojave është pushtimi nga djalli.Ekspertët e shëndetit pasi kanë parë gjendjen e rëndë të dy prindërve kanë parë të nevojshme për të lajmëruar forcat e policisë.Sipas burimeve të policisë të martën e kaluar çifti shqiptar, i cili jeton në lagjen e Coiano, kërkoi ndihmë te pastori Nedo Mannucci sepse babai ishte përfshirë nga dhimbje të forta dhe zhurma të çuditshme.Që të qetësojë të gjithë familjen don Mennucc ka bekuar shtëpinë, duke premtuar se ai do të kthehej të nesërmen me Exorcistin e Dioqezës së Prato, Peshkopin William Wells, por nuk është vërejtur prezenca e djallit.Rituali i yshtjes së djallit është përsëritur tre herë në pak ditë, ndërkohë që Monsinjor Pozzi e ka justifikuar si mënyrën e vetme për të qetësuar familjen e terrorizuar nga ideja se ishin të pushtuar nga djalli.Por, të mërkurën pasdite, familja nuk ka qenë në shtëpi, por ishte strehuar në katedrale nga ideja e pushtimit të djallit.Ditën e enjtë peshkopi u fut në shtëpinë e shqiptarëve për të kryer ritin e ekzorcizmit, por babai, nëna dhë fëmija ishin kthyer përsëri në katedrael. E njëjta situata edhe të shtunë. Disa orë më vona situata doli jashtë kontrollit dhe fëmija mbërriti në spital i djegur.Të dy prindërit janë i janë nënshtruar trajtimit dhe e gjithë familja është shtruar në spitalin e Toscanës. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter