PD, Bylykbashi: Rrëzimi i amnistisë, po instalohet oligarkia

Pas rrëzimit në Kuvent të amendamentit të opozitës për dhënie amnistie për hetimin e votave për kryetar bashkie në Korçë, ku sipas PD janë vjedhur, reaguar edhe deputeti Oerd Bylykbashi.Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Bylykbashi u shpreh se opozita denoncon këtë skandal. Sipas demokratit këto janë shenjat e para të instalimit të oligarkisë.Duke mbajtur peng amendamentin e opozitës dhe duke e rrëzuar atë, sipas Bylykbashit Rama tenton të kapë pushtetet.Deklarata e plotë e BylykbashitSeanca e 31 korrikut e Kuvendit të Shqipërisë e mbylli me turp vitin e parë të kësaj mazhorance të inkriminuar. Si të mos mjaftonin ligjet për kapjen politike të drejtësisë, krijimin e një prokurorie paralele nëpërmjet Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe firmosjes së çekut të bardhë për CEZ duke vjedhur 1,1 milion lekë nga xhepi i çdo shqiptari, kjo mazhorancë votoi me urdhër për të rrëzuar amendamentet e opozitës për ligjin e amnistisë.Të gjithë shqiptarët e kujtojnë se si Rama dhe Meta, këta blerës të votës së shqiptarëve me para të korrupsionit politik dhe krimit të organizuar, amnistuan dhe ndërprenë hetimin e blerjes së votave në Korçë. Ky turp që shqiptarët e panë me zë dhe me figurë, përbën krim sipas ligjeve të Republikës. Por Rama dhe Meta kanë votat në parlament dhe i amnistuan nga ndjekja penale militantët që veçse zbatonin porosinë e tyre.Opozita e denoncoi këtë skandal dhe paraqiti një amendament, që i lejonte prokurorisë të rifillonte hetimet ndaj sekserëve socialistë të votës në Korçë. Por Rama dhe Meta nuk mund të lejojnë në asnjë mënyrë që t’i hapen petët lakrorit të tyre kriminaldhe tu prishet skema e blerjes së zgjedhjeve.