Prokuroria e policia rrethojnë “Thesarin”, priten arrestime të tjera
Tirane- Prokuroria e Tiranës me mbështetjen e policisë ka marrë nën kontroll Drejtorinë e Emisionit në Bankës së Shqipërisë në Linzë.Grupi hetimor i ngritur për këtë super vjedhje sëbashku me 10 efektivë të Drejtorisë së Policisë kanë qëndruar për më shumë se 6 orë në repartin X.Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, policia ka marrë në ruajtje Drejtorinë e Thesarit aty ku u vodhën për këtër vite 713 milionë lekë të reja nga Ardian Bitraj.Prokuroria tregohet tepër e rezervuar në dhënien e informacionit për atë çka po ndodh në brendësi të repartit X, megjithatë janë mundur të mësohen disa detaje.Oficerët e policisë gjyqësore po kqyrin të gjitha zyrat dhe vendet e punës të 9 personave të arrestuar deri tani. Ndërkohë që burimet konfirmojnë se do të verifikohet puna e të gjithë punonjësve aty.Gjithashtu do të shikohet nëse rregullorja e brendshme e Degës së Thesarit është zbaturar me rigorizitet nga punonjësit.Gjatë ditës nuk është lejuar asnjë makinë e policive private të marrë apo të sjellë para në Drejtorinë e Emisionit, pasi në brendësi po hetoj me imtësi.Ndërkohë që burime nga grupi hetimor sqarojnë se pas hetimeve të kryer gjatë këtyre dy javëve priten arrestime të tjera përveç 9 personave që tashmë ndodhen pas hekurave.Sqarohet se ka filluar marrja në pyetje e familjave të personave të arrestuar dhe po hetohet për pasurinë e tyre.Gjatë ditës reagoi dhe ILDKPI-ja,e cila do të rishikojë të gjitha deklaratat e pasurisë për drejtuesit e bankës qëndrore që nga viti 2003. Rezultatet e hetimit administrativ do t'i referohen rast pas rasti organit të Prokurorisë,e cila po heton këtë super skandal që ka përfshirë financat e vendit.
(Në foto: Efektivë të policisë duke ruajtur ndërtesën)(Video: Raportimi i gazetarit Xhevahir Zhabina nga vendngjarja)Ora News.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter