Mediat serbe: “Në Shqipëri si në Majemi”

“Në Shqipëri si në Majemi”. Kështu është cilësuar vendi ynë nga agjencia e lajmeve serbe, Mondo.rs."Nëse jeni të mërzitur me Greqinë, Malin e Zi, Turqinë, a keni menduar për pushimet e verës në Shqipëri? Ne biseduam me turistët tanë që kanë kaluar disa ditë këtë verë dhe kjo është ajo që ne kemi mësuar", kështu e nis shkrimin për Shqipërinë Mondo.rs.Nëpërmjet disa fotove të publikuara nga agjencia e lajmeve shfaqen pamjet e mrekullueshme të Shqipërsië.Ky vlerësim për Shqipërinë është bërë duke u nisur nga përshtypjet e lënë nga turistët të cilët kanë vizituar vendin tonë.Në shkrimin e publikuar në datën 1 gusht në Mondo.rs thuhet se çmimet për të kaluar pushimet janë shumë të arsyeshme. Një natë në një hotel me 3 yje kushton 30 deri në 40 euro për dy persona dhe akoma të shumë vlerësohet pastërtia që mbizotron në dhoma.shqiperia 5Në shkrimin e publikuar përmendet Ksamili dhe Saranda me parqet kombetare si dy vende të bukuara ku numri i hoteleve është rritur duke i dhënë mundësi turistëve të kalojnë pushime të këndshme.shqiperia 2Ndër të tjera shkruhet se nuk mungon interneti në çdo vend, hotel, restorant apo plazh dhe me një shpejtësi të kënaqshme.shqiperia 6Mondo.rs shkruan se përbërja e turistëve është e ndryshme dhe kjo i jep mundësi vajzave që ndihen të rehatshme dhe jo si në Egjitp ku gratë aty notojnë të mbuluara.shqiperia 3Çmimetjanë të ndryshme, në varësi të restorantit apo kafenesë që do të zgjidhni. Sallatë greke, e cila këtu zakonisht quhet"fshati", kushton rreth 1.7euro.Darka për dy persona bashkë me një pije kushton rreth 14 euro, dhe nëse do të merrni dhe një ëmbëlsirë vetëm 15 euro.Një biftek ju mund të hani për 2 euro.sallateProduktet e tyre në dyqane janë të lirë. Alkool i famshëm - Skënderbeu, kushton më pak se pesë euro për një shishe. Ju mund të gjeni një shumëllojshmëri të produkteve nga Serbia dhe ish republikat e tjera jugosllave.shqiperia 4Në përshkrimin që i bëhet Shqipërisë thuhet se natyra është e bukur, e qetë dhe ideale për pushime. Ajo çka vlerësohet është edhe mikpritja shumë miqësore dhe komunikimi. Çdo njeri di anglisht dhe aty mund të komunikohet lehtë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter