Protesta e qytetarëve para zyrave të Fullanit: Dorëzoni FullHajnin

Tirane- Për gati një orë një grup qytetarësh protestuan para rezidencës së Bankës së Shqipërisë, tek sheshi “Avni Rustemi” duke kërkuar dorëheqjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani."Nuk do të heqim dorë nga  protesta derisa Parlamenti të mblidhet për të shkarkuar Fullanin ose ai vetë me ndërgjegje të japë dorëheqjen" tha Zirkon Disha, një prej organizatorëve të protestës.Protestuesit thanë se tubimi i tyre nuk ka qëllime politike por qytetare dhe me megafon thanë thirrjet e tyre drejtuar Fullanit të dorëhiqet ndërsa Parlamenti të reagojë.“Nëse një punëtor ka vjedhur 7 milionë euro po ky si Guvernator sa milionë euro ka vjedhur kur djali i tij ka fshirë djersën me 500 euro” tha një protestues."Nuk është Fullani po Full-Hajni, vodhi paratë e shqiptarëve" tha Altin Goxhaj drejtues i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit."Qytetarët janë këtu ti thonë Ardian Fullanit stop. Ti thonë stop qytetarëve të cilët të kapin institucionet shtetërore" tha Aulon Kalaja, gazetar dhe protestues.Edhe qytetarë të tjerë kërkuan dorëheqjen e  Ardian Fullanit.Protesta zgjati një orë nga ora 12-13:00 dhe nuk pati incidente. Zirkon Disha i tha Ora News se kjo protestë do të vijojë nesër në të njëjtën orë.(Video: Protesta e tek sheshi “Avni Rustemi”)Votoni në Sondazhin e Ora News [poll id="25"] Foto Protesta sot Protesta u organizua në rrjete socialeDje në rrjetet sociale u bë thirrje për protestat e sotme.  Protesta u thirr nga Zirkon Disha i cili organizoi edhe protestën kunder armëve kimike dhe ka gjetur mbështetje.Në një postim të djeshëm në facebook shkruhet: Le të protestojmë dhe të detyrojmë Guvernatorin të dorëhiqet. Gjithashtu organizatorët e protestës kanë shpërndarë një foto të Guvernatorit Fullani, ku i thonë se "ti e vodhe Bankën e Shqipërisë" (protesta kunder fullanit.jpg 1“Meqënse Parlamenti është shpërndarë për pushimet e verës dhe nuk mund të mblidhen për të shkarkuar Guvernatorin, atëhere lë të protestojmë dhe të detyrojme atë të dorehiqet. Janë vjedhur 7.2 milion$, përgjegjesia kryesore është e drejtuesit të B.SH dhe më pas e zinxhirit të punonjesve që ai vetë i ka punësuar aty.“ shkruhet në fb.protesta kunder fullanit.2Thirrja në FB për protestanjoftimi per protesteprotesta kunder fullanit.jpg 3Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter