"Shën Eufemia" në Kallmet, objekt pelegrinazhi, me vlera të mëdha historike

Lezhë - Për kishën e "Shën Eufemisë" në Kallmet të Lezhës ekzistojnë legjenda. Ky objekt kulti tërheq besimtarë nga vende të ndryshme dhe është kthyer në një vend peligrinazhi. Brenda ambjenteve të kishës ka një burim që nxjerr ujë që cilësohet e bekuar nga besimtarët, një arsye e fortë që ata vijnë këtu dhe marrin me vete nga ky ujë. Një banor i zones shpjegon historinë e dëgjuar dhe përcjellë brez pas brezi.“Puntorët që punonin këtu ishin të etur për ujë, sepse ju mungonte uji. Historikisht tashmë e thonë si legjendë, se Zoja Eufemisë e nxori në shkëmb ujin, që furnizon rreth 3 mijë banorë të fshatit. Flitet se janë bërë mrekulli në këtë vend, përderisa frekuentohet nga të krishterë dhe mysliman” –tregoi banori i zonës.Duke parë rëndësinë që kanë objektetet e kultit në Lezhë, Përgjegjësi i Monumentëve, Paulin Zefi, shprehet se do të kërkohet që të shpallet monument kulture. Edhe për të, kjo kishë ka vlera të veçanta historike.“Për herë të parë kisha e “Shën Eufemisë” permendet për herë të parë në dokument në vitin 1343, kur perandori serb, Stefan Dushani, e dhuron këtë në listën e kishave që i jepen Dioqezës së Krujës. Çdo banorë i këtij fshati duhet të jetë krenar për këtë perlë që kanë trashëguar nga të parët e tyre. Kisha aktualisht ka vetën statusin “Monument i veçantë” nënë përkujdesin e Këshillit të Qarkut Lezhë dhe duke qënë se kisha ndodhet në një vend kaq të mrekullueshëm, kërkojmë që kjo kishë të shpallet monument kulture i kategorisë së parë” –tha Zefi.Kisha e "Shën Eufemisë" në Kallmet të Lezhës ndodhet 400 metra mbi nivelin e detit, rrethuar nga një pyll ç’ka e bën edhe më tërheqëse për syrin. Çdo të premte në këtë objekt kulti kryhet peligrinazh, pasi besohet te mrekullitë e saj.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter