Tërmeti në Kinë, 318 të vdekur, 2500 ushtarë në ndihmë të të mbijetuarve

Kina ka dërguar 2500 ushtarë në provincën jug-perëndimore të Yunnan, pas tërmetit që shkaktoi qindra të vdekur e mijëra të plagosur. Sipas të dhënave zyrtare deri më tani numri i viktimave ka arritur në 381 ndërsa mbi 1800 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas tërmetit 6.1 ballë që shkatërroi rajonin të dielën e 3 gushtit.Trupat ushtarake janë të pajisur edhe me mjetet e duhura për të kërkuar trupat e viktimave nën rrënoja.Televizioni shtetëror CCTV, tha se tërmeti i të shtunës ishte më i fort ii 14 viteve të fundit. Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për bashkim dhe përpjekje kombëtare për të gjetur të shpëtuarit nën rrënoja.Ndërsa kryeministri Li keqiang gjithashtu gjenden në zonën më të prekur. Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, mbi 12 mijë shtëpi janë shkatërruar krejtësisht ndërsa mbi 30 mijë shtëpi të tjera dhe biznese janë dëmtuar keq.Qeveria ka dërguar 2 mijë tenda strehimi, 3 mijë krevate së paku për fëmijë dhe veshmbathje e ushqime. Sipas Qendrës Gjeologjike amerikane të Vëshgimit të tërmeteve, epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte thellësia 10 km në rajonin Zhaotong. Pamjet televizive të transmetuara janë vërtet të frikshme, me njerëzit që dalin me frikë nga shtëpitë ndërsa prej së dielës në të gjithë vendin mungon energjia elektrike ndërsa linjat e komunikimit janë ndërprerë në të gjithë rajonin. Në vitin 2008, një tërmet në rajonin e Sichuan vrau mijëra njerëz ndërsa një tjetër tërmet me magnitudë 7.7 ballë në vitin 1970 në rajonin e Yunnan, shkaktoi mbi 15 mijë viktima.Ora News.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter