PD, Dashi: Heshtja e Ramës, njësoj si aktet banditeske ndaj opozitës

Partia Demokratika edhe sot ka denoncuar heshtjen e Ramës për dhunën në Parlament duke iu referuar rastit të demokratit Strazimiri.Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Kozma Dashi ka deklaruar se në parlament kryeministri Rama ka futur persona të inkriminuar të cilët i përdor për të goditur opozitën.Rastit se në parlament ka deputetë të inkriminuar deputeti Dashi u përqëndrua të Arben Ndoka, i cili është në qëndër të sulmeve të Partisë Demokratike.“Edi Rama prej 25 ditësh i detyrohet opinionit publik, ose të paktën zgjedhësve të tij, një reagim për inkrimimin e parlamentit.Kur votuan me 23 qeshor, zgjedhësit e tij kishin parasysh shëndetësinë falas, legalizimin falas, e pjesën tjetër të parasjës sëpremtuar nga Rama.Ata nuk votuan që Edi Rama të instalonte në parlament skuadra dhune, me persona të dënuar më parë për vepra të rënda penale,si shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe heqje të lirisësë tjetrit.Prej 25 ditësh, botërisht u pa se inkriminimi i parlamentit dhe më tej, përdorimi i personave të inkriminuar për të goditur e kërcënuar me jetë opozitën në përpjekje për ti mbyllur gojën e ndaluar fjalën e lirë, ishte skenari i mirëmenduar i Ramës.Sepse Edi Rama dëboi nga lista dy kandidate gra, vetëm e vetëm për të pasur në parlament Arben Ndokën.Tani që provat dhe dokumentat zyrtare, prej 25 ditësh janë pasqyra e kësaj ane të errët dhe mafioze të Edi Ramës, ai nuk përgjigjet, hesht, bën të paditurin”, deklaroi deputeti Dashi. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter