Halimi në Londër, nënshkruhet marrëveshja për transferimin e të dënuarëve

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi dhe homologu i tij britanik Jeremy Wright, Ministër për Burgjet e Britanisë firmosën sot paradite në Londër, Marrëveshjen Ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë Së Bashkuar Të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut “Mbi Transferimin e personave dënuar”.Sipas kësaj marrëveshje transferimi i të dënuarve do të fillojë pas 2 muajsh. Në takimin që ministri pati me homologun e tij mori mbështetjen e qeverisë britanike për aplikimin e mbikëqyrjen elektronike të të dënuarve si dhe në drejtim të ndërtimit të burgjeve private në Shqipëri.Mes të tjerash ministri u shpreh se Shqipëria është e para në rajon për aplikimin e mbikëqyrjes elektronike tek të dënuarit ndërsa ka ambicie që të jetë e para në implementimin e reformës së burgjeve private te sigurisë së ulët. Këto reforma sipas ministrit kanë impakt pozitiv në buxhet.Nga ana e tij, ministri britanik Jeremy Wright premtoi se do ta mbështes Shqipërinë në këto reforma të rëndësishme.Gjatë ditës së pare të vizitës së tij në Londër, ministri Halimi pati disa takime me zyrtare te burgjeve, shërbimin e provës dhe monitorimin elektronik te te dënuarve, në të cilat shpreh interes i larte për reformën në drejtësinë penale gjatë vitit 2013.Kjo reforme, siç deklaroi ministri Halimi në këto takime, do të ketë një qasje te dyfishte këtë vit, pasi nga njëra ane do të ashpërsohet politika penale ne drejtim te disa figura krimesh dhe nga ana tjetër do te reformohet dhe ekzekutimi i dënimeve per krimet e lehta për te mos shkaktuar mbipopullim dhe efekte te renda financiare per buxhetin. Kjo e fundit duke implementuar përdorimin masiv te monitorimit elektronik (byzylykut elektronik) dhe ndërtimin e disa burgjeve private sipas modelit britanik .Në vizitën dy ditore ne Britani Ministri pati takime me fondacionin Slynn dhe Ser.Henry Brok me të cilët bisedoi për reformën në sistemin gjyqësor dhe reformën në Gjykatën e Lartë.