Shpërthim në një fabrikë, 65 të vdekur, 100 plagosen

Një shpërthim në një fabrikë në lindje të Kinës ka vrarë 65 persona dhe ka plagosur rreth 100 të tjerë. Sipas mediave shteterore, shpërthimi ndodhi në Kunshan, një qytet në provincën lindore të Jiangsu.Foto të postuara ne internet tregojnë njerëz me djegie të mëdha që marrin ndihmën e parë të ulur në trotuar.Sipas televizionit shtetëror kinez, fabrika i përket Zhonrong Plating, një kompani që prodhon pjesë makinash dhe ka rreth 450 punonjës.Në momentin e shpërthimit mendohet se në fabrikë ka pasur 200 punëtorë. Korrespondenti i BBC në Kinë, John Sudworth, thotë se aksidentet industriale janë relativisht të zakonshme, edhe pse shifrat tregojnë se kushtet e sigurisë në disa industri jane përmirësuar në vitet e fundit. Ora News.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv nw Facebook dhe në Twitter