Elmazi: Dhuna në Kuvend, Rama tërheq litarët e marionetave të krimit

Tiranë – Deputetja Liliana Elmazi përsëriti sot para medias, se u bënë 23 ditë nga goditja fizike dhe kërcënimi me jetë i opozitës në Kuvend, kur Kryeministri nuk mban asnjë përgjegjësi, hesht dhe bën të paditurin.Sipas Elmazit, “kur çdo qytetar në vend mësoi me prova e fakte se Edi Rama ka inkriminuar parlamentin me persona të dënuar për vepra të rënda penale, për t’i përdorur ata si skuadra dhune ndaj opozitës, mbarë opinioni publik u trondit.U trondit opinion publik nga fakti se deputeti i Edi Ramës, Arben Ndoka, ishte dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi.23 ditë heshtje e Edi Ramës për dhunën e kërcënimin me jetë ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike, thjesht konfirmojnë në sytë e shqiptarëve se ai është regjisori që tërheq litarët e marionetave të tij të krimit,”- theksoi deputetja.ar.sh/Oranews.tv