Jeta luksoze e fëmijëve të Fullanit. Shpenzimet marramendëse, edhe djersët i fshin me 500 €
Tirane-Për një 20-vjeçar të jesh djali i njeriut më të pushtetshëm të financave është më shumë se një luks.Por kur flasim për djalin e guvernatorit të BSH, Ardian Fullani në fakt luksi kalon çdo imagjinatë të ne njerëzve të thjeshtë që jetojmë me rrogën e përmuajshme modeste.Gazeta Panorama ka zbuluar në fakt nga faqja publike në Instagram e Erik Fullanit çmendurinë financiare të djalit të guvernatorit.Erik Fullani fshin me 500 euro djersët, pushime luksoze ku lahesh me shampanjë, makina super të shtrenjta, celularë të larë me flori, koleksione orësh, ku vlera e çdo cope shkon në mijëra euro.Dhe të mendosh që Eriku është vetëm 20 vjeç dhe nuk ka punuar asnjë ditë në jetën e tijKjo gazetë ka publikuar edhe foto të tjera nga jeta luksoze e djalit të Fullanit.Ja çfarë shkruan Panorama sot në artikullin me titull: "Jeta luksoze e Fullanit, pushimet dhe pasionet disa milionëshe të fëmijëve"Mjafton që të jetë e shtrenjtë, po shumë e shtrenjtë ama, dhe ajo bëhet menjëherë pasioni i çmendur i Erikut.Eriku është një djalë 20 –vjeçar që jeton në Shqipërinë e varfër por nuk është si shumica e 20-vjeçarëve që duhet të punojnë si kamarierë pasdite mbasdite që të paguajnë studimet ose që prindërit të marrin borxhe dhe kredi derisa djali të mbarojë shkollën. Jo jo, Eriku e ka në terezi se e ka babain Guvernator.Mjafton të shohësh faqen e tij personale në instagram për të kuptuar se çfarë jete bën djali i Ardian Fullanit, megjithëse nuk ka punuar as edhe një ditë në jetën e tij.Pushimet me shampanjë, makina super të shtrenjta, celularë të larë me flori, skedina bastesh që i publikon me krenari dhe qershia mbi tortë, një koleksion prej disa dhjetëra orash, ku çdonjëra prej tyre bën disa mijëra euro, mjafton të shikoni markat dhe t’i verifikoni në faqet e këtyre firmave.Dhe mbasi lodhet shumë duke bërë këtë jetë luksoze, Erikuz nuk përdor shami për të fshirë djersët, por i fshin me 500 euro!!!!Në fakt ne e kemi pasur gjithë kohën para syve Erikun me ekstravagancën e tij. Ai bëri mjaft bujë edhe kur festoi 20 vjetorin pak muaj më parë, ku në nder të Erikut ishin ftuar dhjetra këngëtarë për të kënduar live.Por tani stili i tij i jetës vjen në vëmendjen tonë dhe bëhet objekt i këtij shkrimi sepse i ati Ardian Fullani është lajmi i parë për shkak të supervjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Edhe vetë Ardiani nuk shquhet për njeri modest.I veshur kokë e këmbë firmato dhe me makina super të shtrenjta ai bën disa palë pushime dhe çdo vit nuk harron Dhërmiun, ku paparaci ynë ka arritur ta fotografojë disa herë. Preferon të pushojë me gazetarë e biznesmenë. Madje edhe në festa është nën shoqërinë e tyre.Por ama në këtë megaskandal që e vë atë në plan të parë asnjë gazetë dhe television nuk ia kurseu as lajmet dhe as komentet.Ndryshimi i pabesueshëm i Fjolla FullanitPasi u njohmë me hobet e djalit të Guvernatorit u bëmë kuriozë për vajzën e cila në profiling e saj në facebook thotë se po vazhdon një Universitet në Itali, por në fakt është diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës.Ajo në ndryshim nga i vëllai nuk ka foto ku të tregojë se ka pasione që vlejnë mijëra euro. Por ajo që zbuluam ishte tjetër gjë. Nga 2012- 2013 Fjona ka bërë një ndryshim spektakolar në pamje. Ajo jo vetëm ka rënë shumë në peshë por është transformuar në çdo gjë tjetër, duke u kthyer nganjë vajzë obese aspak tërheqëse, në një vajzë seksi me pamje sit ë një aktoreje Hollivudi.Ora News.tv