Samaras thirrje politikës: Mbështesni reformat për tejkalimin e krizës

Kryeministri grek, Antonis Samaras, ka bërë thirrje për krijimin e një fronti të gjerë forcash politike dhe personalitetesh, në mbështetje të politikës së reformave, duke theksuar se jemi të hapur ndaj të gjithëve.Në një intervistë  në të përjavshmen, “To Vima”, Samaras, mbanë tone të ulëta, duke paralajmëruar se vështirësitë gjenden ende përpara, ndërsa thekson se vendi i shpëtoi dhrahmofobisë, pra frikës së kthimit te monedha e mëparshme, dhrahmija.Ai thekson se nuk do të ketë asnjë relaksim në realizimin e reformave, pasi gjithmonë ekziston rreziku.Kryeministri grek, vë në dukje se "ndryshimi ka filluar të shihet në mjaft fusha", duke nënvizuar se qeveria i ka kapur objektivat për uljen e defiçitit.Sjell gjithashtu si shembull operacionet e policisë për marrjen nën kontroll të godinave publike që ndodheshin nën pushtim.Samaras përsërit se prioritet i tij është korrigjimi i padrejtësive, diçka që, siç thotë, do të bëhet sapo qeveria të fillojë të tejkalojë objektivat e veta, ndërsa përcjell mesazhin se tashmë ekziston dritë në fund të tunelit.Kryeministri u jep fund skenarëve për zgjedhje të parakohshme, por edhe për rikompozimin e qeverisë, ndërsa bën të qartë qëndrimin e tij se do të luftohen deri në fund fenomenet e korrupsionit."Për herë të parë çështjet e korrupsionit i jepen drejtësisë dhe përgjegjësit ftohen të japin llogari", thekson, duke u angazhuar që edhe fajtorët për "listën Lagarde" do të dalin para drejtësisë.Duke iu referuar partisë më të madhe opozitare, SYRIZA-s, Samaras deklaron se do të priste që të ishte një parti më e përgjegjshme, "por ata funksionojnë si një parti proteste margjinale".