Serbia “OK” rezolutës për Kosovën
Parlamenti serb, ka miratuar, rezolutën për Kosovën, me 175 vota pro dhe 19 kundër. Rezoluta u mbështet nga të gjitha partitë, përveç Partisë Demokratike të Serbisë, Partisë Liberale Demokratike dhe Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës dhe deputetit shqiptar, Riza Halimi.Platforma, që ishte fillimisht konfidenciale, do të publikohet në faqen e internetit të qeverisë së Serbisë.Rezoluta thekson se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, parasheh që të gjitha marrëveshjet me Prishtinën duhet të jenë në përputhje me dokumentin dhe veçanërisht insiston në autonominë e komunave serbe.Dokumenti fillestar është ndryshuar në sajë të tre amendamenteve të propozuara nga Komiteti parlamentar për Kosovën.Debati i nxehtë zgjati për më shumë se 14 orë. Deputetët e Partisë Demokratike të kosovës ishin ata që kundërshtuan më shumë dokumentin.Kryeministri serb Ivica Daçiç tha se qeveria ka vendosur kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, se kurrë nuk do të tradhtojë Kosovën"."Ne kemi një përgjegjësi, dhe ju personalisht ,ndaj nuk mund të sakrifikojmë atë që doni ju. Le të fitojmë në Kosovë për një herë, le të fitojmë së bashku, "tha Daçiç.Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, gjithashtu mori pjesë në seancë."Disa njerëz nuk guxuan të zgjidhin çështjen e Kosovës për tetë vjet. Unë kam humbur shumë në jetë, por unë nuk mund të humbasë Kosovën, sepse ajo nuk është e imja për ta humbur, "theksoi Nikolic.Sipas Beogradit kjo rezolutë do të jetë pjesë e bisedimeve të dy kryeministrave në takimin e 17 janarit. Ndërkohë nga ana e Prishtinës kjo rezolutë është cilësuar si një konsum i brendshëm i Serbisë.