Shëndetësia, Bogdani: Rama flet për sukses, por shërbimet e vetes i bën jashtë
Deputeti i PD-së Gerti Bogdani ndërsa bën analizën e reformave të qeverisë Rama- Meta, u ndal tek shëndetësia. Deputeti demokrat ironizoi kryeministrin për arritjet në këtë fushë. sipas tij Rama flet për suksese, por shërbimet e tij shëndetësore i kryen jashtë vendit."Kush udhëton shikon një set reklamash nga qeveria për punën e saj, një set i paguar me paratë tona. 300 ditë reformë në shëndetësi, nuk e di ku është kjo reformë, vet Rama shkon jashtë shteti për shërbimet e tij", tha ai.Edhe pas votimit në parlament të hartës së re territoriale të Shqipërisë, ai vazhdoi kundërshtimet e parashtruara nga opozita. Bogdani e cilësoi si reformë pazaresh politike mes PS dhe LSI. Në një intervistë për RTV Ora News, ai u shpreh se Rama kishte paralajmëruar veton për reformën.Bogdani foli gjithashtu për 300 ditët e qeverisjes Rama-Meta. Sipas tij këto 300 ditë ishin “300 ditë në vend numëro”. Treyzat e organizuara nga PD, tha Bogdani bëhen për të ballafaquar punën e qeverisë me fushat që ajo pretendon se ka ndërmarrë reforma.“Në këtë reformë nuk bëhëj fjalë vetëm për një ndarje territoriale , për disa viza në hartë, për disa kufi që lëvizin dhe njolla që ndryshojnë. Por duhet t’i shërbej qytetarëve, duke filluar nga decentralizimi, me fuqizimin e pushteti vendor. Vijat janë gjëja e fundit në hartë. Ndarja është e padrejtë. Pjesa tjetër që është një gjë e ulët është vet ndarja dhe forma si është bërë harta. Pazaret me të cilat harta ndryshoj ditën e fundit. Nuk është një reformë e qenësishmë administrative, por një reforme pazaresh politike të LSI dhe PS. Nëse do kërkontë një konsensus siç është bërë herë tjetër, dhe konsensusi në këtë rast garantoi duke i dhënë të drejtën e vetos opozitës gjë që mazhoranca e toleronte për në komision, por jo në parlamnet. Vet kryeministri ka thënë kemi numrat dhe nuk u pyesim. Për cfarë duhej kur kishte forcën e kartonit. ”, tha ai.Bogdani: Reforma territoriale me qëllime elektorale, pazar mes PS-LSILidhur me deklaratën e kreut të PD-së Basha që kjo reformë i shërben forcave të errta politike, Bogdani tha se këto forca dihet kush janë. “Pazaret janë të qarta”, tha ai, ndërsa përmen di takimin e deputetit të PS-së Koço kokëdhima me deputetin Piro Dhima. Këtë të fundit ai e quajti deputet shqiptar të deformaur në grek. Sipas Bogdanit kjo reformë është bërë për qëllime elektorale.“Përsa i përket deklaratës së Bashës, është e qartë, u pa nga deputetët e PS-së që shkuan të drekonin dhe jo të votonin në parlament dhe kjo detyroi kryeministrin t’i hyj pazareve . Pazaret janë të qarta, janë ato me deputet të marrë hua nga opozita, që janë deputet të PDIU që janë gënjyer me disa thërrime dhe duke iu bërë dëmë shqiptarëve dhe çameve. Askush nuk foli për Livadhian dhe bashkinë së Dropullit. Këto janë dëmët e mëdha që i bëhen Shqipërisë. Harta është bërë për qëllime elektoriale. Merr disa zona të majta, vendosi bashkë që të konsolidohet vota e majtë në ato zona. Kjo është në të mirë të PS-së dhe LSI duke i bërë dëm komunave minoritare. Ku gjithë zhurma që u bë për Himarën, ku deputeti Kokëdhima shkojnë i japin llogari deputetit shqiptar të trasforuar të deformuar në grek, zotit Dhima apo Dhimas si e ka sot , duke i dhënë llogari, ndërkohë që kjo është çështje shqiptare dhe nuk ka të bëj me fqinjëjt”, tha ai.Bogdani: Kryebashkiaku i Shqipërisë nuk bën dot decentralizim“Ajo që PD do propozonte ishtë më shumë decentralizim dhe pushtet në qeverisjen lokale”, tha Bogdani më tej.“Ne do kishim propozuar më shumë decentralizim, më shumë pushtet në qeverisjen lokale, spese kryetaret e komunave janë me afër qytetarëve, qeveria qëndrore është shumë larg qytetarëve. Nuk ka si të ndodhte decentralizim, kur Rama sot kryebashkiak i Shqipërisë dhe dje i Tiranës, një gjë të tillë nuk e bëri me njësitë bashkiake të Tiranës”, tha ai.Bodani: PDIU dëmtoi çamët, vota e Dules "kal troje" për të mbuluar ndryshimet në HimarëSakaq Bogdani theksoi se reforma territoriale e votuar dje në Parlament nuk do të njihet nga opozita. Ndërsa lidhur me votimin e PDIU për këtë reformë ai tha se kjo parti po dëmton veten dhe çamët. E ndërsa votën e Dules e konsideroi një kal troje për të mbuluar ndryshimet në komunat e tjera rreth Himarës.“Kjo reformë është nëj reformë për pazaret e kryeministrit Rama dhe kreut të kuvendit Meta dhe jo për shqiptarët. Nuk do njihet në mënyrë absolute në zgjdhjet e ardhshme. Çështja e PDIU është cështje pazaresh, që dëmton partinë që ata drejtojnë dhe interesat e qytetarëve çam. Çamët kanë tradhëtuar vet çamet. Për sa i përket votës së Dules nuk është një përçarje e mazhorancës. Ishte një zhurmë për të mbuluar ndryshimet e tjera që u bën në komunat e tjera , ishte nje kal troje për të mbuluar ndryshimet e tjera”, tha ai. Bogdani: 300 ditët e qeverisë, fasadë në vend numëroBogdani ka shpjeguar arsyen se përse PD ka zhvilluar tryeza për reformat në shëndetësi, rend, pension dhe siguri. Sipas tij qëllimii tyre është ballafaqimi i punës së qeverisë me këto fusha. Ai akuzoi kryeministrin Rama për reklamat me punën 300 ditëshe të qeverisë, sipas të cilit nuk janë gjë tjetër, veçse “300 ditë fasadë, në vend numëro”. Ai shtoi gjithashtu se Rama shërbimet e tij shëndetësore i kryen jashtë shtetit, edhe pse flet për reformë në shëndetësi.“Qëllimi i tryezave është për të ballafaquar punën e qeverisë në këto fusha, ose mungesën e puëns së qeverisë në këto fusha dhe në radhë të dytë për të shpalosur idetë që PD ka. Kush udhëton shikon një set reklamash nga qeveria për punën e saj, një set i paguar me paratë tona. 300 ditë reformë në shëndetësi, nuk e di ku është kjo reformë, vet Rama shkon jashtë shteti për shërbimet e tij. Flitet për reformë në arsim ,por sot flitej për 12 mijë kuota më pak. Heqja e bonusi për familjet në nevojë heq mundësinë disa nxënesve për studime. Sheh reklama për 300 ditë arritje në bujqësi, kur po aplikohet e njejta skemë si në kohën e Berishës. Sheh reklama për marrjen e statusit, që nuk eshtë meritë e tij, por e qeverisë së kaluar, pasi ai e bllokoi. Sheh reklama për sigurinë kur lajmet për shpërthimet e tritolit shiheshin cdo ditë. Pra janë reklama për të mbuluar 300 ditë fasadë, 300 ditë në vend numëro”, tha ai.Reforma në pension, Bogdani tregon dy ngërçet e sajMë tej ai foli për reformën në pension, sipas të cilit ka dy ngërçe, “rritja e moshës së pensionit për gratë” dhe “ulja e përfitimit të lejes së lindjes”. Ai theksoi se në fokus të kësaj qeverie është froma dhe jo përmbajtja.“Kjo skemë ka dy ngërce të mëdha, rritja e moshës pensionit për gratë, që PD nuk është dakort dhe për ato që janë nëna të reja e dinë mirë, ulja e përfitimit të lejes së lindjes. Kjo reformë nuk është bërë duke pasur qytetarin në fokus, është bërë e nxituar.Apo heqja e 4 viteve te universitetit në vjetërsinë e punës është diskriminuese kur vjen puna te balanca mes gjinive. Rendësi për këtë qeveri mbetet forma dhe jo përmbajtja”, tha ai.Reforma në drejtësi: E domosdoshme, duhet konsensus mes palëvePër sa i përket reformës në sistemin e drejtësisë, Bogdani u shpreh se reforma e re kërkon konsensusin e të gjitha palëve. Reforma e re sipas tij kërkon një inspektim më të fort të gjyqtarëve të korruptuar.“Ne do kemi propozimet tona, ajo nuk mund të jetë e njëanshme , do paqe dhe konsensus të gjera. Politikanët shqiptar duhet të bien dakort që të reformohet dhe të bëhet në funksion të qyetarëve. Jo kur janë të pandehur ta mbrojnë dhe kur janë ne opozitë ta shajnë. Duhet një kontroll dhe mjet inspektimi më i fort dhe rigoroz sepse jo të gjithë janë të korruptuar. Reforma e re duhet të bëj që sistemi të jetë sa më i drejtë, pa korrupsion, por duhet të ulen të gjithë në tavoline. Kështu sic ka nisur nuk është në rrugën e duhur, por nëse vazhdohet kështu është një gjueti shtrigash. Nëse s’ka konsensus nuk ka reforme reale në drejtësi pavarësisht fasadës”, tha ai.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter