Përmendorja në Luginën e Preshevës, kërkohet ndërhyrja e Tiranës
Çështja e përmendores së Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës duket se po merr përmasa të mëdha.Deputetët shqiptarë të këtyre komunave, kanë miratuar Deklaratën kundër heqjes së simboleve kombëtare dhe pas diskutimeve edhe për mundësitë për tejkalimin e krizës.Ata kanë kërkuar nga Tirana që ta ndërkombëtarizojë problemin e Luginës së Preshevës, si dhe kanë ftuar qeveritë e Serbisë dhe të Kosovës që ta shqyrtojnë zgjidhjen e problemit të Luginës së Preshevës, sipas parimeve të reciprocitetit në Bruksel, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton.Deputetët shqiptarë të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës kanë ngritur zërin se situata e sigurisë, pas kërkesave të autoriteteve të Serbisë për heqjen nga qendra e Preshevës, të përmendores për pjesëtarët e rënë të UÇPMB-së është e tensionuar.Përmendorja për luftëtarët e rënë të UÇPMB, të cilën autoritetet në Serbi e trajtojnë si organizatë terroriste, është ngritur me 16 Nëntor të vitit të kaluar, në qendër të Preshevës.Kryeministri serb Ivica Daçiç, ka thënë se Qeveria e Serbisë do ta largojë përmendoren në qoftë se nuk arrihet ndonjë marrëveshje me autoritetet lokale.Sipas tij vendosja e përmendores është një provokim për të gjithë serbët.