Daçiç: Platforma për Kosovën nuk është më sekret shtetëror

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka deklaruar se platforma për Kosovën nuk është sekret shtetëror.Deklarata e Daçiç u bë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë e cila u mbajt në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë ku theksoi se platforma nuk do të jetë sekrete por do të publikohet.Sipas tij, ky vendim është marrë në mbledhjen e shefave të grupeve parlamentare duke shtuar se  Platforma do të publikohet në sajtin e qeverisë së Serbisë.