Tragjedia në HEC, flet i vëllai i një prej viktimave: Ishte e paralajmëruar

Mirdite- Ndue Legisi kishte 1 vit e gjysëm që punonte në ndërtimin e HEC-it në Qafë Mollë,  punimet e të cilës kryhen nga firma turke, “Efato Glu”.Pa kushte teknike, dhe i diskriminuar nga paga, (siç dëshmojnë familjarët) 50 vjeçarit i duhej të punonte për të siguruar ushqimin familjes dhe 3 fëmijëve të tij.Gjovalin Legisi, i vëllai i Ndue Legisit, njërit prej 3 punëtorëve që gjetën vdekjen mbrëmjen e djeshme nga shembja e dheut në tunelin e HEC të Qafë Mollës denoncon në media kushtet e vështira  në të cilat i vëllai detyrohej të punonte për të siguruar bukën e gojës.Nga aksidenti tragjik i ndodhur dje, gjetën vdekjen tre punëtorë: Pjetër Doda 37 vjeç nga Fani, Ndue Legisi 50 vjeç nga fshati Shebe dhe shtetasi turk Hasan  Atef, 52 vjeç.“Vëllai punonte për bukën e gojës tek frima turke, nuk kishte asnjë kusht teknik dhe ishte ankuar disa herë edhe pranë firmës dhe familjarëve por ishte i detyruar të punonte pasi jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe ishte babai i tre fëmijëve. Kishte 25 vjet që punonte nën tokë dhe prej një viti e gjysëm ishte punësuar tek kjo firmë. Punëtorët shqiptarë janë të diskiriminuar i paguanin me një pagë qesharake ndërsa punëtorët turq marrin paga tepër të larta. Kjo tragjedi ishte e paralajmëruar. Shteti nuk ka marrë asnjë masë për të kontrolluar galeritë ku punonin 24 orë. “dëshmon Gjovalin Legisi për gazetarin Elvis Hila.ndue-legisi(Në foto: Ndue Legisi dhe galeria ku ndodhi shembja)Njoftimi I policëMe datë 30.07.2014, rreth orës 20.20,në tunelin e HEC-it që po ndertohet në Qafë-Mollë,Rrëshen, Mirditë, në dalje të këtij tuneli në Fang,Rubik, si pasojë e një shembje dherash që ka ndodhur kanë mbetur të vdekur dy punëtorë shqiptarë Ndue L, vjeç 50, lindur në Shebe dhe banues në Rrëshen, zjarrmëtarë pranë firmës, P D, vjeç 50, lindur në Sang,Mirditë dhe banues në Tale,Lezhë, zjarrmëtarë pranë firmës dhe një punëtorë turk Hasan Atef,vjeç 52 ,lindur e banues në Turqi, të cilët në atë moment ndodheshin në tunelin që po ndërtohet. Trupat e tre viktimave janë nxjerrë nga tuneli rreth orës 21.55 dhe janë derguar në morgun e spitalit Rrëshen.sg/oranews.tv/