Librazhd, banorët kundër HEC-it të Polisit: Na ndërpret ujin
Librazhd - Banorët e fshatit Polis të Librazhdit kanë protestuar sot kundër ndërtimit të HEC-it të ri në zonën e tyre, pasi ai rrezikon t’i lerë pa ujë.Protestuesit janë përplasur me policinë, që ka penguar avancimin e tyre drejt hidrocentralit. Burime nga vendngjarja thanë se disa banorë janë lënduar gjatë protestës.Deputeti i Librazhdit Taulant Balla ka kërkuar që në shkurt të këtij viti, nisjen e negociatave për këtë çështje të krijuar nga një leje koncesionare dhënë nga Qeveria “Berisha” dhe të kontrollit të lejes nga Ministria e Industrisë.Sipas një prononcimi të Ballës, në rrethin e Librazhdit ka shumë leje koncesionare për ndërtime HEC-esh, dhënë në kundërshtim me ligjin. Qeveria e kaluar ka dhënë leje korruptive, të pashoqëruara me dokumentacionin përkates ndaj Policisë së Shtetit i është kërkuar të ruajë dialogun me banorët.