Tragjedia në Mirditë, ku shteti kontrollon sipërfaqen, jo zgafellat e korrupsionit

Një tragjedi e kobshme...Ngushëllime familjarëve për humbjen tragjike të të afërmëve të tyre.Ngushëllime familjarëve dhe fëmijve të Ndue Legisit, mikut dhe bashkëpunëtorit të Konfederatës së Sindikatave, të cilit ia prenë jetën dhe ëndrrën sindikale, zgafellat e korrupsionit dhe të trafikut të influencave politike.Kjo gjëmë e madhe le te kthehet në forcë, jo vetëm për familjarët por për të gjithë mirditasit, për të përballuar me dinjitet dhe solidaritet këtë humbje njerëzore të parikuperueshme. Krahas kësaj, të zgjohemi nga gjumi letargjik apo të dalim nga dehja politike, etnike e krahinore dhe t’i themi ndal njëherë e përgjithmonë, kësaj maskarade që po i bëhet Mirditës dhe mirditasve nga pushtetarët e radhës, kushdo qofshim,të cilët - dikush me qëllim dhe manipulim e mbështetje të “Hamza Kastriotëve mirditorë” apo të tjerë me mosveprime dhe indiferencë në zbatim të ligjit, po shkatërrojnë vlerat tona jo vetëm ekonomike, ekologjike , etno-kulturore por edhe ato njerëzore, vetëm e vetëm për qëllime të pastra korruptive apo influenca politike.Jo vetëm agjensitë ligjzbatuese që po flenë mbi dosjet e krimit apo ministrite e linjës të Qeverisë “Rama”, që po bëjnë rolin e sehirxhiut, por i gjithë opinioni publik e veçanërisht opinionbërësit mirditorë, duhet t’i shkojnë të vërtetës deri në fund dhe të merren masat ekstreme për të gjithë ata qe me dashje apo pa dashje, me mashtrime, me fallsifikime, me trafiqe, me ndikime politike, suporte krahinore, me manipulim të ligjit dhe të së drejtës, kanë krijuar këtë gjendje shpërthyese në Mirditë.Sot askush nuk kontrollon dhe ndjek zbatueshmërinë ligjore te sigurise dhe ruajtjes së jetës e shëndetit të punëtorëve, ne as nje tunel apo punim tjeter xheniero-teknik civil.Inspektoriati Shtetëror i Punes kontrollon vetëm sipërfaqen dhe jo punimet nëntokësore, një vakum ligjor ky. Avari - Shpëtimi e minierave ka prioritet vetëm sigurinë teknike në miniera. Agjensia e Burimeve Natyrore (AKPN)merret gjoja me mbrojtjen e të gjithave dhe të asnjë gjëje dhe si perfundim, me jetën e punetoreve, me sigurine e tyre nëntoke apo mbi toke, me shendetin e tyre, askush nuk merret.Edhe ne sindikatat po kthehemi si qeni që vetem leh dhe askënd nuk ha, sepse i ruan shteti i patedrejtes dhe bunkeri i korrupsionit. Te gjithe jemi deshmitare se si punohet ne ketë veper koncensionare apo dhe ne te tjera; te gjithe kemi pare informalitet, abuzim, shkelje te drejtash elementare jo vetem te marrëdhenieve te punes, por dhe njerëzore.Komisariati i policise e di se si jepet leja e perdorimit të eksplozivit, si perdoret , ku ruhet e si ruhet, a duhet ta perdorin shtetas shqiptare apo dhe te huaj? Ministria e di qe duhet nje udheheqes punimesh inxhiniero-teknik jo ne letra per te marre licencen, por ne front, për të udhëhequr e drejtuar punimet.Ky drejtues duhet te dije sa duhet avancuar ne tunel gjate 24 oreve dhe se si armatoset me beton tuneli apo si garantohet me armatim provizor, fronti i punes.  Ne asnje tunel ne bote nuk behen dy apo tre turne rresht me plasje minash pa kryer armatimin e tunelit, vetem ketu ka ndodhur kjo.Mire qe ngjarja ndodhi, por kush institucion do jete ai qe do e gjykoje? Apo punonjesit e nderhyrjes se shpejte qe ne si taksapagues i paguajme per sigurine tone kombetare e shteti i keqperdor per sigurine e kompanise turke nga rebelimi i pronareve te ligjshem te tokave apo nga rebelimi i punëtoreve qe të keqtrajtuar e të keqshperblyer, sa here kanë ngritur zerin janë dhunuar e shtypur nga keta bashibuzuke, mercenarë të paguar e maskarada ka shkuar deri aty sa disa here jane shoqeruar në polici, aktiviste dhe drejtues të Konfederatës së Sindikatave të rajonit te Mirdites.Për të gjitha keto por edhe per shume e shume te pathena, por te ditura publikisht, sindikata jone dhe populli i Mirdites do ta thone fjalen e tyre me force kudo e sido te jene rrethanat. Mirdita dhe mirditoret kane prodhuar historikisht politikë, por kurrë nuk jane bere pre e saj dhe nenshtrues te bindur te saj ne asnje periudhe historike apo edhe tranzitive qoftë, prandaj edhe këtë radhe do të dinë se si ta thonë fjalen e tyre te vertete. Por, ku do ta thone? Dhe kunder kujt do ta thone?ar.sh/Oranews.tv