Gradohen 24 ushtarakët shqiptarë në Gardën e New Jersey

24 ushtarakë shqiptarë, që studiuan në programin pilot në Shkollën e Kandidatëve për Oficer të Gardës së New Jersey, janë graduar gjatë një ceremonie, ku ishte i pranishëm edhe shefi Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo,Baze ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo vizitë është pjesë e bashkëpunimit ushtarak të suksesshëm që FARSH ka me Gardën e New Jersey, si shteti amerikan partner i Shqipërisë.Gjatë kësaj vizite, gjeneral Bazo ka zhvilluar takime me drejtues të Gardës së Neë Jersey dhe ka vizituar disa nga bazat ushtarake të kësaj garde.Duke iu drejtuar ushtarakëve të sapograduar, gjeneralmajor Jeronim Bazo u shpreh se, “ju sapo keni ndezur “pishtarin olimpik” të ndryshimit dhe ju duhet të dini se pishtari duhet të rrijë i ndezur aq gjatë sa udhëtimi juaj olimpik të vazhdojë. Sfida juaj është që ta mbani flakën ndezur dhe të drejtoni ndryshimin dhe transformimin për të gjithë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ka theksuar gjeneralmajor Bazo.Gjatë takim me drejtorin e Shtabit të Bashkuar të Gardës së New Jersey, gjeneral brigade Grant vlerësoi partneritetin e suksesshëm midis dy Forcave të Armatosura gjatë këtyre 2 dekadave të fundit. Gjithashtu ai ka vlerësuar maksimalisht edhe performancën e lartë të ushtarakeve shqiptarë që ndoqën programin në Shkollën e Kandidatëve për Oficer të kësaj Garde. Gjeneral Grant theksoi se “Mund t’i mësosh kandidatit për oficer gjithçka që mund të mësohet nga librat, por nuk mund t’i mësosh “kurajën dhe pasionin”. Oficerët shqiptarë i kishin ato brenda vetes”.24 Kadetët, kandidatë për oficerë të grupit “Black Eagle 001”, janë përzgjedhur nga strukturat e Forcave të Armatosura dhe kanë zhvilluar një program të veçantë stërvitor, ndërsa për 13 javë rresht u përgatiten në Qendrën e Trajnimit të Gardës Kombëtare të New Jersey, SHBA.Marrë nga: ATA