Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën e interesit, në 2.5%
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2014, 17:21
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori sot në shqyrtim dhe miratoi Deklaratën e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014.Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre në të ardhmen, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.50%.Marrë nga: ATA